I qëndrueshëm dhe i veçantëDizajni i jashtëm i Audi A1

Ka shumë vetëbesim në qëndrimin në rrugë - i qëndrueshëm, i veçantë dhe me shumë karakter. A1 zgjedhja premium vjen me tiparet nga më sportive në kategorinë e tij. Linja e theksuar e krahëve, harku i tavanit i dallueshëm nga ngjyra si dhe kollonat në formë C të harkuara mprehtë i japin makinës me tre dyer një siluetë të pagabueshme.

Përmasat janë një tregues tjetër i linjave dinamike: 3.95 metra (12.96 Fut) i gjatë, modeli më i fundit i Audit është 1.74 metra (5.71 Fut) i gjërë por vetëm 1.42 metra (4.66 Fut) i lartë. Gjërësia e aksit është vetë 2.47 metra (8.10 Fut); pjesa e sipërme është po aq e shkurtër.

Fundi i pjesës së parë mbart ngjashmëri të pagabueshme me familjen, por vjen me elementë të veçantë dhe risi në detaje. Një shëmbull është edhe grila e pandashme e cila integrohet në mënyrë harmonike në fundin e pjesës së parë dhe sjell një fazë të re zhvillimi me skajet e sipërme këndore.

Dritat kryesore tre dimensionale kanë një paraqitje speciale. Në rrugë A1 duket i vendosur dhe shumë i përqëndruar. Një krah i harkuar fort formëson brendësinë e dritave kryesore. Ashtu si edhe në çdo Audi tjetër dritat e ditës janë standarde. Me njësinë opsionale xenon plus, dritat e ditës përdorin LEDe si dhe një rregullator drite. Ato paraqiten si një shirit homogjen i cili qarkon krahun.

Në pamjen anësore ajo çka impresionon më tepër është konturi me drejtim lart i linjave të cilat i japin A1 një pamje më të gjatë dhe të shpejtë. Skaji i sipërm i kofanos zgjatet poshtë dritareve anësore deri në fundin e makinës. Një tipar tjetër Audi ështe edhe harku i tavanit me linja sportive i cili është i disponueshëm në katër ngjyra dalluese. Harku zhvendoset drejt kollonës në formë C-je që është më i rrafshët sesa në një coupe, duke i dhënë pjesës fundore një përvijim dinamik i cili theksohet më tepër nga spoileri i tavanit.

Nëse shihet nga pas, vijëzimi rrethues i derës së bagazhit thekson gjërësinë - një tipar i ri ekskluziv në kategorinë kompakte. Dera e bagazhit është dizenjuar në mënyrë mbresëlënëse. Drita e pasme me konture trekëndore e njëtrajtëshme vë gjithashtu në dukje gjërësinë si dhe është e integruar në dizajnë. Së bashku me xenon plus, dritat e pasme përdorin teknologjinë LED.