Audi A1Efiçencë e qëndrueshme

Të gjithë motorët përdorin injektimin dirket dhe atë turbo. Ky koncept minimizimi konsumi i shoqëruar me platformën modulare të efiçencës u jep atyre një forcë të jashtëzakonshme me konsume minimale karburanti.

Sistemi i rikuperimit

Sistemi i rikuperimit përdor një kontroll inteligjent voltazhi duke bërë të mundur rikuperimin e energjisë në gjenerator në fazën e frenimit dhe ruajtjen e kësaj energjie përkohësisht në bateri.

Sistemi 'start-stop'

Sistemi 'start-stop' fik motorin kur makina ka ndaluar, nëse leva e marshit është në pozcionin neutral dhe është hequr këmba nga pedali i freksionit. Ky sistem e rindez motorin sapo shtypet pedali i freksionit - i gjithë proçesi ndodh pa zhurmë, në mënyrë shumë të përshtatshme dhe të shpejtë.

Kompjuter bordi me program efiçence

Kompjuteri i bordit me programin e efiçencës është i lidhur me sistemin e informacionit të drejtuesit. Ai paraqet të dhëna në lidhje me konsumin e karburantit dhe jep rekomandime për një drejtimin efiçent. Një pamje e zmadhuar e treguesit të ndërrimit të marsheve njofton drejtuesin kur ai ose ajo duhet të ndërroj marshet. Një funksion tjetër siguron informacion se cila pajisje, si përshëmbull sistemi i kontrollit të klimës apo rezistenca e xhamit të pasëm, janë aktivë dhe sa karburant po konsumojnë.