Link në:Navigacion|Kërkim|Përmbajtje|Fund




Audi A1 është i pajisur me teknologjinë TFSI®. Ajo që e bën kaq të veçantë është kombinimi i avantazheve të FSI®-së - efiçenca dhe dinamizmi - me turbon që i shton edhe më tepër fuqi e makinës.
Motori i zhvilluar rishtazi 1.2 TFSI, me fuqi 63 kW (86 kf), përbëhet nga një bllok i derdhur në alumin me mbështjellse çeliku gri dhe dhëmbëza zinxhiri super rezistente. Pistoni është i përbërë nga elementë me shkallë të ulët fërkimi, ku qarkullimi i vajit dhe ujit ftohës siguron një efiçencë të përkryer sistemi. Përfitimet reflektohen në mesataren e ulët të konsumit prej vetëm 5,1 l/100 km dhe përdredhje maksimale prej 160 Nm në 1,500 rpm.
Motori sportiv 1,4 TFSI prodhon 90 kW (122 kf) dhe është konceptuar për shpejtësi të larta dhe konsum të moderuar. Kështu Audi A1 arrin shpejtësinë 203 km/h, me një përdredhje prej 200 Nm në 1,500 rpm. Ftohësi i brendshëm me ujë është i integruar në hyrjen e tubit të shkarkimit; kjo redukton vëllimin e sistemit të ngjeshjes së ajrit dhe e bën atë më dinamik. Audi është ndër prodhuesit e parë që kombinon 'S tronic' me sistemin start-stop. Të dy sistemet janë të sinkronizuar me njëri tjetrin duke bërë që A1 të ketë konsum më të ulët.
Të dhënat e konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 3,9-5,3 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 103-124 g/km