Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet Teknologjisë) përfshin teknologjinë më të avancuar që përfaqëson thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të lëvizjes që i reziston së ardhmes. Audi, duke ndjekur filozofinë e markës, aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën. Falë zhvillimeve tona të shumta, në inxhinierinë automobilistike është i dukshëm ndikimi ynë.

Sistmi 'start-stop'
Sistemi 'start-stop' ul nivelin e konsumit dhe të emetimeve të CO2 duke fikur motorin kur makina ka ndaluar. Për shëmbull, nëse drejtuesi ndalon para semaforit, çon levën e marshit në pozicionin neutral dhe heq këmbën nga freksioni, sistemi fik motorin. (Sistemi është standard për motorët 1.2 TFSI, 1.4 TFSI, 1.6 TDI 77 kë dhe 2.0 TDI)

'S tronic'
Kambio S-tronic kursen në mënyrë të konsiderueshme karburantin. Në pozicionin automatik, kontrolli i funksionit të kambios ndërron marshet lehtë dhe në kohën e përshtatëshme për të optimizuar konsumin e karburantit. Raportet e shumta tek kjo kambio mundësojnë që marshet e larta të funksionojnë me xhiro të ulta motori.

Rikuperimi i energjisë
Sistemi i rikuperimit konverton energjinë kinetike në energji elektrike gjatë fazës kur makina është duke ndaluar apo frenuar. Kur makina përshpejton sërisht, bateria përçon energjinë e ruajtur provizorisht duke minimizuar kështu konsumin.