Një pamje magjepëse. Konturet sportive, dizajni mbreslënës i dritave kryesore si dhe grila e pandarë tipari dallues i Audit. Përpije në një shikim.

Një mesazh i qartë
Audi A3 Cabriolet është një makinë me katër vënde të plota dhe përmasa kompakte. Sapo hidhni vështrimin te grila e pandashme e Audi-t një gjë është e qartë: me këtë makinë mund të argëtoheni pamasë. Pasqyrat e jashtëme, me linjën e tyre dinamike, i japin një element të veçantë pamjes anësore të makinës.

Elegancë klasike
Kur mbyllet tavani i copës thekson më tej personalitetin coupé të Audi-t A3 Cabriolet. Ai shkrihet tërësisht me konturet e makinës dhe siguron izolim të shkëlqyer ndaj zhurmave dhe temperaturës. Tavani tërësisht automatik mund të hapet në nëntë sekonda dhe mbyllet në njëmbëdhjetë - edhe gjatë udhëtimit. Të gjitha këto vetëm në një buton.