Link në:Navigacion|Kërkim|Përmbajtje|Fund



Për Audi A3 Cabriolet ofrohen pesë motorë, nga të cilët tre janë TFSI® dhe dy TDI®. Motorët me injeksion direkt dhe turbo ofrojnë një performancë të fuqishme si dhe një efiçencë edhe më të lartë.
Teknologjia inteligjente TFSI® ofrohet edhe për A3 Cabriolet. Ajo kombinon avantazhet e minimizimit të konsumit dhe efiçencës të teknologjisë FSI® me ato të turbos. Kjo do të thotë më tepër fuqi tërheqëse me më pak konsum. Motori 1.8 TFSI me një rendiment prej 118 kW, do t'ju përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në vetëm 8.2 sekonda (në rastin e kambios S tronic me shtatë raporte në vetëm 8 sekonda), ndërsa motori 2.0 TFSI me 147 kW, së bashku me kambion me 6 raporte S tronik me dopio freksion do të kryejë të njëjtën detyrë për vetëm 7.3 sekonda. Me një përdredhje respektive prej 250 Nm dhe 280 udhëtimi sportiv është i garantuar.
Të dhënat e konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 5.7-7.4 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 132-171 g/km