Energjik, sportiv dhe i qartë Pamja e jashtme e Audi-t A3 Sportback

Pamja e këtyre makinave flet qartë për shijen e veçantë të drejtuesve të tyre. Një tipar tjetër dallues është edhe preferenca që kanë këto drejtues për teknologjinë e shkallës më të lartë. Audi A3 Sportback shkon përtej këtyre. Në këtë model ndihet kënaqësia e udhëtimit. Ky mesazh përcillet me shumë pak fjalë. Kjo falë pamjes ballore që spikat me vetëbesim dhe profilit mbresëlënës me harkimet e buta të linjave të tavanit. Këto dy tipare i japin A3 Sportback një paraqitje dinamike.

  • AA3_10463_2.jpg
  • Vetëbesues dhe energjik

    Vetëbesim dhe energji - sportiv dhe i qartë: ky është Audi A3 Sportback. Linjat e qarta të dritave kryesore të japin përshtypjen se makina është në pritje, e gatshme për t'u hedhur në veprim. Pamja ballore me grilën elegante dhe të pandashme të radiatorit theksojnë gjërësinë dhe energjinë e makinës. Hipni në makinë. Nisuni. Ndijeni energjinë.
  • AA3_10466_2.jpg
  • Pamje ballore sportive

    Grila e pandashme e radiatorit përvijon konture sportive në pamjen e Audi-t A3 Sportback. Dritat kryesore opsionale xenon plus ofrojnë një dritë të fortë dhe të qartë. Një tipar i veçantë janë dritat e ditës LED (standarde për xenon plus) me shtatë dioda. Sinjalet anësore të integruara në pasqyrat e jashtme janë të pajisura gjithashtu me teknologjinë LED.