Audi A3 SportbackEfiçencë e qëndrueshme

Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet Teknologjisë) përfshin teknologjinë më të avancuar që përfaqëson thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të lëvizjes që i reziston së ardhmes. Audi, duke ndjekur filozofinë e markës, aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën. Falë zhvillimeve tona të shumta, në inxhinierinë automobilistike është i dukshëm ndikimi ynë.

  • start-stop-5
  • Start-stop system

    Sistemi 'start-stop' ul nivelin e konsumit dhe të emetimeve të CO2 duke fikur motorin kur makina ka ndaluar. Për shëmbull, nëse drejtuesi ndalon para semaforit, çon levën e marshit në pozicionin neutral dhe heq këmbën nga freksioni, sistemi fik motorin. (Sistemi është standard për motorët 1.2 TFSI, 1.4 TFSI, 1.6 TDI 77 kW dhe 2.0 TDI)
  • QA3_D_10069_2.jpg
  • S tronic

    Me kambio 'S tronic konsumi i karburantit është shumë herë më i ulët. Në pozicionin automatik kontrolli i kambios i ndërron marshet në kohën e duhur për të optimizuar konsumin e karburantit. Pajisja me shumë raporte e kambios 'S tronic' mundëson që motori të punojë me xhiro të ulta edhe në marshe të larta.
  • AA3_10372_2.jpg
  • Rikuperimi i energjisë

    Sistemi i rikuperimit konverton energjinë kinetike në energji elektrike gjatë fazës kur makina është duke ndaluar apo frenuar. Kur makina përshpejton sërisht, bateria përçon energjinë e ruajtur provizorisht duke minimizuar kështu konsumin.
  • detailview_bcme_02
  • Sistemi i informacionit për drejtuesin me programin e përmirësimit të efiçencës

    Programi i përmirësimit të efiçencës i paraqet drejtuesit një përmbledhje të të dhënave të konsumit, tregues të tjerë konsumi në makinë, një indikator për ndërrimin e marsheve si dhe sygjerime të ndryshme për një udhëtim me sa më pak konsum.