Audi S3Efiçencë e vazhdueshme

Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet Teknologjisë) përfshin teknologjinë më të avancuar që përfaqëson thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të lëvizjes që i reziston së ardhmes. Audi, duke ndjekur filozofinë e markës, aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën. Falë zhvillimeve tona të shumta, në inxhinierinë automobilistike është i dukshëm ndikimi ynë.

  • 1920x1200_nolog_AS3_10101_1.jpg
  • Motori TFSI®

    Audi ishte prodhuesi i parë në botë i cili kombinoi injeksionin direkt të benzinës me turbon në prodhimin në seri. Teknologjia TFSI kombinon avantazhe të tilla si konsumin e ulët dhe efiçencën e teknologjisë FSI me atë turbo. E thënë më thjesht më tepër fuqi tërheqëse me më pak karburant.
  • 1920x1200_nolog_AS3_10052_2.jpg
  • Dritat e ditës LED

    Dritat e ditës LED kanë një jetëgjatësi sa edhe vetë makina dhe për më tepër kanë një konsum energjie sa gjysma e llampave tradicionale.
  • 1920x1200_nolog_QA3_D_10069_2.jpg
  • S tronic®

    Me kambio 'S tronic konsumi i karburantit është shumë herë më i ulët. Në pozicionin automatik kontrolli i kambios i ndërron marshet në kohën e duhur për të optimizuar konsumin e karburantit. Pajisja me shumë raporte e kambios 'S tronic' mundëson që motori të punojë me xhiro të ulta edhe në marshe të larta.