Audi S3 SportbackEfiçencë e qëndrueshme

Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet Teknologjisë) përfshinë teknologjinë më të fundit që ndodhet në thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në sportivitet, por edhe tek mobilitetit që i reziston të ardhmes. Audi aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën brenda një plani të gjërë mbi këtë koncept. Si pasojë e zhvillimeve të panumërta, ne kemi ndikuar ndjeshëm në inxhinierinë automobilistike.

  • 1920x1200_nolog_AS3_10053_2.jpg
  • Motori TFSI®

    Audi ishte prodhuesi i parë në botë i cili kombinoi injeksionin direkt të benzinës me turbon në prodhimin në seri. Teknologjia TFSI kombinon avantazhe të tilla si konsumin e ulët dhe efiçencën e teknologjisë FSI me atë turbo. E thënë më thjesht më tepër fuqi tërheqëse me më pak karburant.
  • 1920x1200_nolog_AS3_10100_1.jpg
  • Dritat e ditës LED

    Dritat e ditës LED kanë një jetëgjatësi sa edhe vetë makina dhe për më tepër kanë një konsum energjie sa gjysma e llampave tradicionale.
  • 1920x1200_nolog_ACA_D_10388.jpg
  • S tronic®

    Ndryshim më i shpejtë i marsheve për një udhëtim emocional ku kambioja S tronic kombinon karakteristikat sportive të një kambioje manuale me avantazhet e një kambioje automatike. Ndryshimet e marsheve, në sajë të kutisë së shpejtësisë me dopio freksion, bëhen butë dhe shumë shpejt. Sipas preferencave të drejtuesit, ndryshimi i marsheve mund të bëhet në mënyrë tërësisht automatike apo edhe manuale, nëpërmjet levave të vendosura në timon.