Audi A4 allroad quattro Efiçencë e vazhdueshme

Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet teknologjisë) përfshin teknologjinë më të avancuar që përfaqëson thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të lëvizjes që i reziston së ardhmes. Audi, duke ndjekur filozofinë e markës, aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën. Falë zhvillimeve tona të shumta, në inxhinierinë automobilistike është i dukshëm ndikimi ynë.

  • Start-stop system
  • Sistemi start-stop

    Sistemi 'start-stop' minimizon konsumin e karburantit dhe emetimet e CO2 duke fikur motorin kur makina ka ndaluar. Për shëmbull, ku drejtuesi ndalon në semafor dhe çon levën e marshit në pozicionin neutral dhe heq këmbën nga pedali i freksionit, atëhere sistemi fik makinën. (standard për 2.0 TDI quattro dhe 2.0 TFSI quattro me kambio manuale)
  • Efficiency programme
  • Sistemi i informacionit për drejtuesin me programin e përmirësimit të efiçencës

    Programi i përmirësimit të efiçencës i paraqet drejtuesit një përmbledhje të të dhënave të konsumit, tregues të tjerë konsumi në makinë, një indikator për ndërrimin e marsheve si dhe sygjerime të ndryshme për një udhëtim me sa më pak konsum.
  • S tronic®
  • S tronic®

    Kambio opsionale S tronic® kombionon konsumin e ulët të kambios manuale me avantazhet e asaj automatike. Falë numri të madh të raporteve të marsheve tek kambio S tronic® është e mundur të udhëtohet me marshe të larta edhe në shpejtësi të ulta.
  • Energy recovery
  • Rikuperimi i energjisë

    Sistemi i rikuperimit të energjisë, konverton energjinë kinetike në energji elektrike duke bërë të mundur rikuperimin e kësaj energjie në gjenerator në fazën e frenimit. Bateria e rikthen në makinë energjinë e ruajtur provizorisht duke minimizuar kështu konsumin.