Link në:Navigacion|Kërkim|Përmbajtje|Fund



Potencialin e këtij modeli kuptohet edhe pa e parë në veprim. Audi A4 allroad quattro nuk ka nevojë të sforcohet. Motorët e gjerneratës së fundit të përzgjedhur për shkallën e lartë të përdredhjes vendosin standarde në efiçencë.


Me sistemin e valvulave Audi, motori 2.0 TFSI, mbreslënës për dinamikën sportive, është votuar nga një juri ekspertësh si "Motori i vitit" për katër herë rradhazi. Me një shkallë përdredhjeje prej 350 Nm të cilën e arrin ndërmjet 1,500 dhe 4,200 rpm motori gjeneron 155 kW (211 kf). Së bashku me kambion me dopjo freksion S-tronic, motori 2.0 TFSI përshpejton Audi-n A4 allroad quattro nga 0 në 100 km/h për 6.9 sekonda për të arritur në një shpejtësi maksimale prej 230 km/h. Mesatarisht konsumon vetëm 8.1 litra karburant për 100 km.
Të dhënat e konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 7.9-8.1 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 184-189 g/km