Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet teknologjisë) përfshin teknologjinë më të avancuar që përfaqëson thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të lëvizjes që i reziston së ardhmes. Audi, duke ndjekur filozofinë e markës, aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën. Falë zhvillimeve tona të shumta, në inxhinierinë automobilistike është i dukshëm ndikimi ynë.

Sistemi start-stop
Sistemi 'start-stop' minimizon konsumin e karburantit dhe emetimet e CO2 duke fikur motorin kur makina ka ndaluar. Për shëmbull, ku drejtuesi ndalon në semafor, çon levën e marshit në pozicionin neutral dhe heq këmbën nga pedali i freksionit, atëhere sistemi fik makinën. (standard për 2.0 TDI, 2.0 TDI quattro, 2.0 TFSI dhe 2.0 TFSI quattro me kambio manuale)

Sistemi i informacionit për drejtuesin me programin e përmirësimit të efiçencës
Programi i përmirësimit të efiçencës i paraqet drejtuesit një përmbledhje të të dhënave të konsumit, tregues të tjerë konsumi në makinë, një indikator për ndërrimin e marsheve si dhe sygjerime të ndryshme për një udhëtim me sa më pak konsum.

S tronic
Me kambio S tronic konsumi i karburantit është shumë më i ulët. Në pozicionin automatik kontrolli i kambios i ndërron marshet në kohën e duhur për të optimizuar konsumin e karburantit. Pajisja me shumë raporte e kambios S tronic bën të mundur që motori të punojë me xhiro të ulta edhe në marshe të larta.

Rikuperimi i energjisë
Sistemi i rikuperimit të energjisë, konverton energjinë kinetike në energji elektrike duke bërë të mundur rikuperimin e kësaj energjie në gjenerator në fazën e frenimit. Bateria e rikthen në makinë energjinë e ruajtur provizorisht duke minimizuar kështu konsumin.