Progresivë dhe të fuqishëm Motorët FSI® të Audi-t A4

Motorët e Audi-t A4: progresivë, të fuqishëm, efiçent. Të gjithë motorët e benzinës janë të pajisur me teknologjinë FSI®, një metodë veçanërisht efiçente injeksioni direkt.

AA4_D_11182.jpg

Motorët e benzinë tek Audi A4 janë të pajisur me teknologjinë e sprovuar FSI® nga bota e sportit të motorrëve. FSI® do të të thotë që karburanti llogaritet me saktësi të madhe dhe më pas injektohet direkt në dhomën e djegies. Kjo siguron një djegje efiçente dhe një përdorim më produktiv të benzinës. TFSI® kombinon FSI® me turbon për të dhënë edhe më tepër fuqi. Gama e motorëve të benzinës fillon me 1.8 TFSI me një fuqi prej 88 kw (120 kf) deri tek 3.2 FSI me 195 kw (265 kf).

Motori 2.0 TFSI gjeneron 155 kw (211 kf) dhe ka një forcë tërheqëse mbresëlënëse. Përdredhja maksimale prej 350 Nm arrihet për një shpejtësi prej vetëm 1,500 rpm. Ky motor është gjithashtu i pajisur me sistemin e valvulave Audi. Ky sistem shumë fleksibël për llogaritjen e kohës së valvulave jo vetëm redukton konsumin e karburantit por e bën udhëtimin edhe më emocionues.

Të dhënat e konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 6.4-9.3 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 149-215 g/km