Audi S4 Avant. Efiçencë e vazhdueshme

Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet teknologjisë) përfshin teknologjinë më të avancuar që përfaqëson thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të lëvizjes që i reziston së ardhmes. Audi, duke ndjekur filozofinë e markës, aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën. Falë zhvillimeve tona të shumta, në inxhinierinë automobilistike është i dukshëm ndikimi ynë.

  • TFSI engine
  • Motorët TFSI®

    Audi ishte prodhuesi i parë në botë i cili kombinoi injeksionin direkt të benzinës me turbon në prodhimin në seri. Teknologjia TFSI kombinon avantazhe të tilla si konsumin e ulët dhe efiçencën e teknologjisë FSI me atë turbo. E thënë më thjesht më tepër fuqi tërheqëse me më pak karburant.
  • LED technology
  • Teknologjia LED

    Dritat e ditës të teknologjisë LED përdorin llampa shumë rezistente. Stopat e pasme përdorin gjithashtu teknologjinë LED për një efekt të njëtrajtshëm.
  • S tronic®
  • S tronic®

    Kambio opsionale S tronic® kombionon konsumin e ulët të kambios manuale me avantazhet e asaj automatike. Falë numri të madh të raporteve të marsheve tek kambio S tronic® është e mundur të udhëtohet me marshe të larta edhe në shpejtësi të ulta.
  • Energy recovery
  • Rikuperimi i energjisë

    Sistemi i rikuperimit të energjisë, konverton energjinë kinetike në energji elektrike duke bërë të mundur rikuperimin e kësaj energjie në gjenerator në fazën e frenimit. Bateria e rikthen në makinë energjinë e ruajtur provizorisht duke minimizuar kështu konsumin.