Kur zemra rreh fortë. Motori V6 i Audi-t S4

Zemra e Audi-t të ri S4 rreh për gara sportive - agresive dhe e fuqishme. Motori i shpikur së fundmi gjashtë litërsh me një fuqi mbreslënëse prej 245 kW përdor teknologjinë TFSI i ka dhënë disa herë Audi-t trofeun e Le Mans.

Motori është mbreslënës jo vetëm falë shkallës së lartë të përdredhjes prej 400 Nm, por edhe për shpërndarjen e kësaj përdredhjeje: 90% e përdredhjes maksimale arrihet ndërmjet 2,200 rpm në 5,900 rpm.

Falë këtij reagimi spontan dhe shpërndarjes së fuqisë përgjatë të gjitha shpejtësive të motorit, motori gjashtë cilindërsh mundëson gjithashtu një udhëtim dinamik. Përjetoni një performacë të fortë sportive dhe përshpejtim mahnitës që nuk ka nevojë për shumë fjalë. Audi S4 përshpejton nga 0 në 100 km/h në 5.1 sekonda - duke mbartur edhe shumë fuqi edhe përtej kësaj shpejtësie.


Të dhënat e konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 9.4-9.7 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 219-225 g/km