Link në:Navigacion|Kërkim|Përmbajtje|Fund



Me gamën e motorëve të Audi-t A5 Cabriolet, ju mund të përjetoni çdo ditë një udhëtim në kërkim të një eksperience të re. Tiparet karakteristike të motorëve të A5 Cabriolet janë: fuqia e jashtëzakonëshme tërheqëse dhe efiçenca mbreslënëse.
Motori më i fuqishëm i Audi-t A5 Cabriolet është 3.2 FSI. Sistemi i ri i valvulave Audi, redukton konsumin deri në 10%. Një fuqi mahnitëse prej 195 kW (265 kf) dhe një përdredhje prej 330 Nm arrihen për një shpejtësi motori nga 3,000 në 5,000 rpm. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h arrihet në 6.9 sekonda për të vazhduar më tej në shpejtësinë maksimale prej 246 km/h.
Motori 2.0 TFSI kombinon këto avantazhe me turbon për një gjeneruar një forcë edhe më të madhe. Kjo mundëson një përshpejtim të menjëhershëm dhe një forcë tërheqëse mahnitëse për çdo shpejtësi motori. Motori 2.0 TFSI është i disponueshëm në dy kategori fuqie: 132 kW (180 kf) dhe 155 kW (211 kf). Të dy këta motorë mund të kombinohen me kambion manuale me gjashtë raporte ose atë automatike multitronic.
Motori i fuqishëm 2.0 TFSI me 155 kW (211 kf) është gjithashtu i disponueshmë edhe me quattro-n (katër rrota aktive permanente).
Të dhënat e konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 6.7-9.5 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 156-219 g/km