Audi A5 Coupé bashkon dizajnin Audi me sportivitetin dhe komoditetin në udhëtim si dhe cilësitë më të mira të markës Audi. Motorët e fuqishëm, pajisjet luksoze e bëjnë A5 një coupé emocionuese.
Pamja e jashtme
Konturet dhe raportet tek Audi A5 Coupé janë ato të një Coupé-je tradicionale. Linjat e fytyrës flasin për një karakter të vendosur, tavani i sheshtë me skajet e harkuara emeton një paraqitje sportive. Pjesa fundore, me parakolpin e gjërë dhe spoilerit e dukshëm mbyllin vizualisht fundin e makinës.
Pamja e brendshme
Në brendësi dallohen menjëherë si eleganca ashtu edhe sportivitetit. Atmosfera brenda makinës është e gjallë, kjo falë hapsirës dhe dinamizmit në dizajn. Materialet e përzgjedhura me kujdes ofrojnë një ndjesi luksi në çdo element.