Një këndvështrim i riMotorët e Audi-t A5 Coupé

Një zemër e veçantë rreh në brendësi të Audi-t A5 Coupé. Të gjithë motorët e këtij modeli dallohen për forcën e lartë përdredhëse, përshpejtimin e shpejtë dhe konsumin e ulët të karburantit.

Motorët FSI

Prej disa vitesh Audi ka përdorur, me shumë sukses, teknologjinë FSI gjatë garave Le Mans 24 orë. Të gjithë motorët e benzinës të Audi-t A5 Coupé përdorin të njëjtën teknologji si dhe janë të pajisur me sistemin e ri të valvulave Audi. Përfitimet e teknologjisë FSI janë të dukshme.Falë injeksionit direkt karburanti digjet më shpejt dhe me më tepër efikasitet. Kombinimi i FSI-së me sistemin e ri të valvulave Audi, i cili ul fërkimin e brendshëm të motorit, siguron një performancë mbreslënëse. Motori 3.2 FSI, prsh, përshpejton nga 0 në 100 km/h në vetëm 6.1 sekonda.

Motori 2.0 TFSI kombinon këto avantazhe me turbon për një gjeneruar një forcë edhe më të madhe. Kjo mundëson një përshpejtim të menjëhershëm dhe një forcë tërheqëse mahnitëse për çdo shpejtësi motori. Motori 2.0 TFSI është i disponueshëm në dy kategori fuqie: 132 kW (180 kf) dhe 155 kW (211 kf). Të dy këta motorë mund të kombinohen me kambion manuale me gjashtë raporte ose atë automatike multitronic. Motori i fuqishëm 2.0 TFSI me 155 kW (211 kf) është gjithashtu i disponueshmë edhe me quattro-n (katër rrota aktive permanente).

Të dhënat e konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 6.4-9.2 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 149-213 g/km