Audi A5 SportbackEfiçencë e vazhdueshme

Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet teknologjisë) përfshin teknologjinë më të avancuar që përfaqëson thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të lëvizjes që i reziston së ardhmes. Audi, duke ndjekur filozofinë e markës, aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën. Falë zhvillimeve tona të shumta, në inxhinierinë automobilistike është i dukshëm ndikimi ynë.

  • Sistemi start-stop
  • Sistemi start-stop

    Sistemi 'start-stop' minimizon konsumin e karburantit dhe emetimet e CO2 duke fikur motorin kur makina ka ndaluar. Për shëmbull, ku drejtuesi ndalon në semafor dhe çon levën e marshit në pozicionin neutral dhe heq këmbën nga pedali i freksionit, atëhere sistemi fik makinën. (standard për motorwt 2.0 me kambio manuale)
  • Driver information system with efficiency program
  • Sistemi i informacionit për drejtuesin me programin e përmirësimit të efiçencës

    Programi i përmirësimit të efiçencës i paraqet drejtuesit një përmbledhje të të dhënave të konsumit, tregues të tjerë konsumi në makinë, një indikator për ndërrimin e marsheve si dhe sygjerime të ndryshme për një udhëtim me sa më pak konsum.
  • S tronic
  • S tronic

    Me kambio S tronic konsumi i karburantit është shumë më i ulët. Në pozicionin automatik kontrolli i kambios i ndërron marshet në kohën e duhur për të optimizuar konsumin e karburantit. Pajisja me shumë raporte e kambios S tronic bën të mundur që motori të punojë me xhiro të ulta edhe në marshe të larta.
  • Rikuperimi i energjisë
  • Rikuperimi i energjisë

    Sistemi i rikuperimit të energjisë, konverton energjinë kinetike në energji elektrike duke bërë të mundur rikuperimin e kësaj energjie në gjenerator në fazën e frenimit. Bateria e rikthen në makinë energjinë e ruajtur provizorisht duke minimizuar kështu konsumin.