Pamja e fuqisë. Pamja e jashtme e Audi-t RS 5 Coupé

Një pamje nga e cila, entuziastët e makinave, nuk kanë të ngopur. Fytyra ka tiparet tipike të modeleve Audi RS, me grilën e pandashme të radiatorit dhe kornizën e ngjashme me aluminin mat. Për herë të parë, Audi RS5 është pajisur me grilën me hapsirat në formë diamati në gjyrë të zezë me shkëlqim.

Një tipar tjetë i pjesës ballore të makinës janë edhe hyrjet e gjëra të ajrit të cilat mundësojnë kalimin e një sasie të madhe ajri për makinën. Për të plotësuar pamjen dritat kryesore, së bashku me dritat e ditës LED, janë pozicionuar menjëherë pas grilës së pandashme. Nëse kërkoni diçka më tepër për fytyrën e makinës atëhere mund të porositni paketat e aluminit mat apo në ngjyrë të zezë të cilat theksojnë më tepër pamjen e makinës.

Pjesa fundore të frymëzon me linjat e qarta në të cilat harmonizohen parakolpi i ridizenjuar me difuzorin e integruar dhe marmitat e gjëra ovale. Për të shtuar ndjesinë sportive si në pamje ashtu edhe në paraqitje mund të porositet sistemi i emetimit me marmitat në ngjyrë të zezë. Në këtë mënyrë ndieni edhe më tepër sportivitetin e Audi -t RS5.