Audi RS 5 Coupé.Efiçencë e vazhdueshme.

Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet teknologjisë) përfshin teknologjinë më të avancuar që përfaqëson thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të lëvizjes që i reziston së ardhmes. Audi, duke ndjekur filozofinë e markës, aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën. Falë zhvillimeve tona të shumta, në inxhinierinë automobilistike është i dukshëm ndikimi ynë.

  • ADIV_10937
  • S tronic

    Me kambio S tronic konsumi i karburantit është shumë më i ulët. Në pozicionin automatik kontrolli i kambios i ndërron marshet në kohën e duhur për të optimizuar konsumin e karburantit. Pajisja me shumë raporte e kambios S tronic bën të mundur që motori të punojë me xhiro të ulta edhe në marshe të larta.
  • 39L_ARS5_C_10003
  • Teknologjia LED

    Dritat e ditës LED, ato të sinjaleve, të pasmet si dhe dritat kryesore opsionale LED kanë një jetëgjatësi sa edhe vetë makina dhe për më tepër kanë një konsum energjie sa gjysma e llampave tradicionale.
  • 39L_ARS5_C_10005
  • Piloti automatik

    Qetësi dhe komoditet në rrugë të gjata. Piloti automatik mund të përdoret edhe në rrugë me ngarkesë dhe rradhë të gjata makinash duke ulur njëkohësisht edhe konsumin.