Fuqi e parezistueshmeMotori i Audi-t RS5 Coupé

Që në momentin e ndezjes së motorit ju ndjeni fuqinë në brendësi të Audi-t RS5. Kjo fuqi buron nga motori V8, 4,2 litra FSI. Motor i cili përdor teknologjinë FSI® të cilën Audi e ka importuar me sukses nga garat sportive.

Motori FSI e injekton karburantin në dhomën e djegies ku më pas ngjishet nën presion të lartë. Kjo ngjeshje ofron një përzierje uniforme të karburantit me ajrin duke mundësuar një fuqi me rendiment të lartë.

Një element tjetër i cili mundëson një fuqi të jashtëzakonshme tek Audi RS5 është edhe koncepti i ri 'high-rev' nga Audi. Ky koncept ofron një rendiment edhe më të lartë si edhe një shpërndarje më të mirë të fuqisë përgjatë të gjithë spektrit të shpejtësive të motorit. Motori dinamik reagon shpejt dhe dallohet nga zhurma karakteristike e motorëve sportiv.

Motori i fuqishëm i Audi-t RS5 mund të arrijë një shpejtësi motori deri në 8,500 rpm. Përdredhja maksimale prej 430 Nm arrihet ndërmjet 4,000 dhe 6,000 rpm ndërkohë që 90% e fuqisë arrihet në një spektër të gjërë shpejtësish motori nga 3,000 në 8,000 rpm. Kjo mundëson që RS5 të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në vetëm 4,6 sekonda - për të arritur në 200 km/h në 10,9 sekonda.

Të dhënat e konsumit dhe emetimeve:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 6.4-9.3 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 149-215 g/km