Fuqi dhe efiçencë.Motori i S5 Cabriolet.

Përshpejtimi i menjëhershëm apo i ngadaltë, kjo është tërësisht në dorën tuaj. Motori shumë i fuqishëm 3.0 litra TFSI i Audi-t S5 Cabrilet është gjithmonë i gatshëm për aksion. Dhe me aksion kupton: 245 kW (333 kf) me një shpejtësi maksimale prej 250 km/h.

Kombinimi i quattros me motorin gjashtë cilindërsh ofron një fuqi të jashtëzakonëshme përgjatë të gjithë spektrit të shpejtësisë. Përdredhja e hershme mundëson që 90% e forcës përdredhëse (prej 440 Nm) të arrihet në 2,220 rpm. 


Përjetoni një performancë sportive dhe një start të pakrahasueshëm i cili nuk ka nevojë për koment. Audi S5 Cabriolet përshpejton nga 0 në 100 km/h në 5.6 sekonda dhe vazhdon të ketë një forcë të jashtëzakonëshme edhe përtej këtij kufiri.


S5 Cabriole është shëmbulli konkret i sloganit “Vorsprung durch Technik” (Progres nëpërmjet teknologjisë) dhe kjo jo vetëm në sajë të performancës së shkëlqyer por edhe falë efiçencës. Motori përmbush standarded EU5.

Të dhënat e konsumit dhe emetimeve:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 9.7 l/100 km
Emetimet e kombinuara të CO2: 224 g/km