Audi S5 Coupé.Sportiviteti me një formë të re.

Mjafton një sekondë për t'u magjepsur nga Audi S5 Coupé. Linjat e gjata në krahët e makinës i japin një paraqitje dinamike dhe së bashku me tavanin e sheshtë Audi A5 Coupé duket sikur është gati për t'u hedhur në aksion. Marmitat ovale i japin makinës një pamje të fuqishme, një pamje e cila vazhdohet më tej nga konturet e qarta të spoilerit.

  • AS5_C_10008_2.jpg
  • Pamja e jashtme

    Dizajni i Audi-t S5 Coupé me kofanon e gjatë edhe akset e gjëra i japin makinës një paraqitje sportive. Grila e pandashme dallohet nga logo S e cila vezullon nga drita. Parakolpi e drejton poshtë shikimin tek hyrjet e ajrit në formë tehu shpate në ngjyrë alumini. Disqet e aluminit 18 inch ofrojnë një mbështetje të qëndrueshme për akset e gjëra.
  • AS5_D_10009_3.jpg
  • Pamja e brendshme

    Çdo detaj i Audi S5 Coupé flet qartë për karakterin sportiv të këtij modeli. Sediljet sportive S me regjistrim elektrik të markuara me logon S5, timoni i lëkurës multi-funksional me emblemën S5 janë një shëmbull i qartë i sportivitetit tek ky model. Brendësia ofron hapsirë,komoditet dhe një paraqitje dinamike për pasagjerët. Pozicionimi ergonomik i pajisjeve i bën ato të thjeshtë për t'u përdorur.