Performancë dhe efiçencë.Motorët e Audi-t S5 Sportback.

Motori - zemra e Audi-t S5 Sportback. Shkalla e lartë e përdredhjes dhe përshpejtimit mahnisin këdo. Për ti siguruar këto dy tipare, inxhinierët tanë janë përkushtuar tërësisht tek ky motor. Rezultati është motori 3.0 TFSI V6 i Audi-t S5 Sportback.

Me 245 kW (333 kf) dhe një nivel përdredhje prej 440 Nm, motorit V6 i duhen vetëm 5.4 sekonda, për t’ju befasuar, teksa përshpejton nga 0 në 100 km/h. Motori ka një reagim të menjëhershëm dhe e shtyn makinën me një fuqi të jashtëzakonshme. Një rol të rëndësishëm për të arritur këtë performancë kanë luajtur edhe: injektimi direkt i benzinës, tubo mekanike dhe ‘intercooleri’. Falë teknologjisë FSI, karburanti injektohet në dhomën e djegies në sasi të sakta. Ndërkohë që karburanti shndërrohet në gjëdje të gaztë, motori ftohet nëpërmjet aspirimit të ajrit të ftohtë. Në këtë mënyrë realizohet një ngjeshje më e mirë dhe si pasojë një rendiment më i lartë. Të gjitha këto e shndërojnë motorin V6 TFSI në një burim të dinamik fuqie. 

Motori V6, 3.0 TFSI justifikon më së miri përpjektjet dhe përkushtimin e vazhdueshëm të inxhinierëve tanë.

Të dhënat e konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 9.4 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 219 g/km