Audi A6.Efiçencë e vazhdueshme.

Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet teknologjisë) përfshin teknologjinë më të avancuar që përfaqëson thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të lëvizjes që i reziston së ardhmes. Audi, duke ndjekur filozofinë e markës, aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën. Falë zhvillimeve tona të shumta, në inxhinierinë automobilistike është i dukshëm ndikimi ynë.

  • AOZ_A6_10158.jpg
  • Shasi hibride alumini

    Në dallim nga modelet e tjera në të njëjtin segment, shasia e Audi-t A6 nuk përbëhet vetëm nga çeliku. Kjo teknologji e re, e cila është përdorur më parë kryesisht në makinat sportive, redukton peshën e makinës, ul konsumin, ofron më tepër dinamizëm dhe si pasojë rrit efiçencën tek ky model.
  • AA6_D_11125.jpg
  • Sistemi i informacionit për drejtuesin me programin e përmirësimit të efiçencës

    Programi i përmirësimit të efiçencës i paraqet drejtuesit një përmbledhje të të dhënave të konsumit, tregues të tjerë konsumi në makinë, një indikator për ndërrimin e marsheve si dhe sygjerime të ndryshme për një udhëtim me sa më pak konsum.
  • AA6_L_10438.jpg
  • Sistemi start-stop

    Parimi i funksionimit të sistemit start-stop është jashtëzakonisht i thjeshtë: motori i makinës fiket automatikisht kur, prsh, ju ndaloni në semafor dhe rindizet po automatikisht atëhere kur ju duhet të niseni.
  • AA6_L_10436.jpg
  • Rikuperimi i energjisë

    Sistemi i rikuperimit të energjisë, konverton energjinë kinetike në energji elektrike duke bërë të mundur rikuperimin e kësaj energjie në gjenerator në fazën e frenimit. Bateria e rikthen në makinë energjinë e ruajtur provizorisht duke minimizuar kështu konsumin.
  • AA6_D_11136_Abendlicht.jpg
  • Teknologjia LED

    Dritat e ditës LED, ato të sinjaleve, të pasmet si dhe dritat kryesore opsionale LED kanë një jetëgjatësi sa edhe vetë makina dhe për më tepër kanë një konsum energjie sa gjysma e llampave tradicionale.