Ju shihni një veturë mahnitëse me dritat e saj, përmasat elegante dhe linjat dinamike. Ajo çka nuk shihni është entuziazmi i ixhinierëve dhe dizajnerave. Të gjitha këto konturojnë në mënyrë unike Audi-n e ri A6.

Stil ekspresiv
Linja anësore tornado, e cila fillon tek dritat kryesore për të vazhduar poshtë dritareve anësore deri në fund të makinës, i jep Audi-t A6 një paraqitje plot vetbesim. Përshtypje forcohet më tepër falë disqeve me 10 rreze në formë V-je. Një pamje magjepsëse - edhe kur makina ka ndaluar.

Një paraqitje unike
Çdo kontur apo linjë e Audi-t të ri A6 është pjesë e një mozaiku më të madh, i cili bën që ky model të magjeps këdo që në pamje të parë. Dritat opsionale LED shkrihen në mënyrë perfekte në dizajnin e makinës duke i dhënë këtij modeli një paraqitje të qëndrueshme.