Link në:Navigacion|Kërkim|Përmbajtje|Fund



Mungon Flash Plugin. Ju lutem instaloni versionin
më të fundit të Flash Plugin
Free Download
Audi A7 Sportback emeton entuziazëm. Një linjë e mprehtë dinamike shtrihet përgjatë gjithë gjatësisë së makinës duke i dhënë një pamje unike.
Kjo linjë zgjatet pa kompromis, përgjatë rrotave të pasme të makinës duke i dhënë Audi A7 Sportback në pamje shumë të qëndrueshme. Pjesa e pasme e cila harkohet qartë përcjell edhe fuqinë e Audi-t të ri A7 Sportback. Konturet unike theksojnë karakterin emotiv të makinës, i cili më parë hasej vetëm në coupe-të me dy dyer. Hapsira e Audi A7 Sportback nuk është vetëm tërheqëse por edhe funksionale: hapsira e ngarkesës së bagazhit arrin deri në 1,390 litra.
Linjat në formë V-je skicohen në kofanon e makinës e cila mbulon motorrët e fuqishëm që presin të hidhen në aksion. Një pamje e cila emeton vetëbesim. Grila e pandashme e radiatorit theksohet nga linja të kromuara horizontale të cilat japin një pamje elegante dhe dinamike. Nga ana vizive, format e jashtëzakonëshme theksojnë dritat duke u dhënë atyre më tepër fuqi dhe prezencë.
Disqet e aluminit me një pamje mbreslënëse theksojnë edhe më tepër makinën. Dritat e ditës LED optimizojnë produktivitetin e dritës me diodat individuale të cilat shkëlqejnë me një elegancë dinamike.