Audi A7 SportbackEfiçencë e qëndrueshme.

Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet Teknologjisë) përfshinë teknologjinë më të fundit që ndodhet në thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në sportivitet, por edhe tek mobilitetit që i reziston të ardhmes. Audi aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën brenda një plani të gjërë mbi këtë koncept. Si pasojë e zhvillimeve të panumërta, ne kemi ndikuar ndjeshëm në inxhinierinë automobilistike.

  • ADIV_10937
  • 'S tronic®'

    Me kambio 'S tronic konsumi i karburantit është shumë herë më i ulët. Në pozicionin automatik kontrolli i kambios i ndërron marshet në kohën e duhur për të optimizuar konsumin e karburantit. Pajisja me shumë raporte e kambios 'S tronic' mundëson që motori te punojë me xhiro të ulta edhe në marshe të larta.
  • AA7_D_10026.jpg
  • Teknologjia LED

    Dritat e ditës LED, ato të sinjaleve, të pasmet si dhe dritat kryesore opsionale LED kanë një jetëgjatësi sa edhe vetë makina dhe për më tepër kanë një konsum energjie sa gjysma e llampave tradicionale.
  • Start_Stop_System
  • Sistemi 'Start-stop'

    Sistemi 'start-stop' minimizon konsumin e karburantit dhe emetimet e CO2 duke fikur motorin kur makina ka ndaluar. Për shëmbull, ku drejtuesi ndalon në semafor dhe çon levën e marshit në pozcionin neutral dhe heq këmbën nga pedali i freksionit, atëhere sistemi fik makinën.
  • AA7_SB_10008.jpg
  • Sistemi i rikuperimi

    Sistemi i rikuperimit përdor një kontroll inteligjent voltazhi duke bërë të mundur rikuperimin e energjisë në gjenerator në fazën e frenimit dhe ruajtjen e kësaj energjie përkohësisht në bateri.