Link në:Navigacion|Kërkim|Përmbajtje|Fund



Në tekonologjinë FSI, karburanti injektohet direkt në dhomën e djegies me anë të një sprucimi të imët. Në këtë mënyrë arrihet që me një preçizion të jashtëzakonshëm karburanti të hyj në motor në momentin e nevojshëm. Kjo nënkupton një përdorim më të mirë të karburantit duke ulur kështu konsumin.
Rëndësia e përdorimit të karburantit është provuar në garën legjendare të Le Mans 24 orë. Në këtë garë, Audi R8, me motor benzine, ka arritur disa fitore bindëse.
Motori 2.8 FSI prodhon 150 kW (204 kf) dhe një përdhredhje prej 280 Nm në 5,250 rpm. Audi shoqëron këtë motor me kambion 'S tronic; dhe sistemin me katër rrota aktive 'quattro'. Audi A7 Sportback arrin nga 0 në 100 km/h për 8.3 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 235 km/h. Konsumon vetëm 8.0 litra për 100 km dhe emeton 187 gram CO2.
Të dhënat e konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 8.0 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 187 g/km
"Motori gjashtë cilindërsh ka një performancë të fuqishme prej 220 kw (300 kf). A7 Sportback është e pajisur me një sistem të ri turboje me ftohje të brendshme i cili i jep motorit 3.0 TFSI një fuqi mbresëlënëse me një konsum të moderuar karburanti. Veçantia e motorit nuk është vetëm përdredhja maksimale prej 440 Nm, por edhe këndi i përdredhjes: të paktën 90% e përdredhjes përftohet në segmentin 2,900 rpm deri në 4,500 rpm. Falë reagimit spontan që ka ky motor dhe shpërndarjen e fuqisë përgjatë gjithë segmentit të shpejtësisë, motori gjashtë cilindërsh ofron njëkohësisht edhe një dinamikë të veçantë drejtimi. Audi A7 Sportback përshpejton nga 0 në 100 km/h në 5.6 sekonda dhe ka një fuqi rezervë edhe përtej këtij kufiri. Gjithashtu respekton standarded e emetimit Euro 5. Të dhënat e konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 8.2 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 190 g/km"