Audi A8 L të magjeps me elegancën në qëndrim. Dizajni i tij buron nga gjenomi i markës - por duke e çuar atë një hap përpara. Gjatësia e akseve është plotësuar me shumë klas duke qënë njëkohësisht e ekujlibruar - sportive dhe elegante.

Qartësisht më e madhe
Gjatësia e akseve e Audi-t A8 L është rritur me 130 milimetra krahasuar me versionin standard, gjë e cila mundëson më tepër hapsirë për këmbët. Hapsira e këmbëve është rritur në 5,267 dhe 3,122 milimetra ndërkohë që gjërësia e makinës mbetet e pandryshuar në 1,949 milimetra, ndërkohë që lartësia është rritur me 2 milimetra për të arritur në 1,462 mm. Dera e pasme më e gjërë lejon pasagjerët të ngjiten lirisht në makinë falë hapsirës së krijuar.

Tavan xhami panoramik
Tavani, opsional, panoramik i ndarë në dy pjesë lejon me tepër dritë natyrore në brendësi të makinës tuaj. Të dy pjesët e xhamit mund të ngrihen dhe pjesa e parë mund të hapet në mënyrë të konsiderueshme. Të dyja këto pjesë mund të mbyllen me perdet e posaçme.