Link në:Navigacion|Kërkim|Përmbajtje|Fund



Mungon Flash Plugin. Ju lutem instaloni versionin
më të fundit të Flash Plugin
Free Download
Zemra e Audi-t A8 L është gama e motorëve modern të rikonceptuar. Fuqia mbreslënëse siguron një performancë superiore udhëtimi me konsum më të ulët se në modelet e mëparëshme kjo edhe falë një sërë masash që janë ndërmarrë për të përmirësuar efiçencën.
Ashtu si edhe në motorët e tjerë Audi, motori 4.2 litra V8 tek Audi A8 L përdor teknologjinë FSI. Gjenerata e re e sisteme për kontrollin e motorëve dhe kontrollit termal mundësojnë një konsum më të ulët. Motori e arrin më shpejtë temperaturët normale të funksionimit duke minimizuar humbjet nga fërkimi. Motorit 4.2 litra FSI i Audi-t A8 L i nevojiten vetëm 9.7 l karburant për më tepër se 100 km - edhe pse siguron një fuqi mbresëlënëse prej 273 kw (372 kf). Një përdredhje maksimale prej 445 Nm bën të mundur që makina të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në vetëm 5.8 sekonda.
Të dhënat e konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 9.7 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 224 g/km
Në motorin 3.0 litra TFSI quattro të Audi A8 L teknologjisë FSI i shtohet turbo e cila siguron më tepër fuqi. Motori me gjashtë cilindra gjeneron 213 kW. Përdredhja maksimale prej 420 Nm është me të vërtetë magjespse. Audi A8 L përshpejton nga 0 në 100 km/h për 6.2 sekonda, dhe ka shumë më tepër fuqi edhe përtej këtij kufiri. Edhe ky motor përmbush standarded e emetimit EU5.
Të dhënat e konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 9.3 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 217 g/km