Audi A8 L W12 quattroEfiçencë e qëndrueshme

Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet Teknologjisë) përfshinë teknologjinë më të fundit që ndodhet në thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në sportivitet, por edhe tek mobilitetit që i reziston të ardhmes. Audi aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën brenda një plani të gjërë mbi këtë koncept. Si pasojë e zhvillimeve të panumërta, ne kemi ndikuar ndjeshëm në inxhinierinë automobilistike.

  • AA8_D_11181.jpg
  • Audi 'Space Frame ASF®'

    Audi Space Frame është koncepti i ri i shasisë nga Audi. Ai përbëhet nga një strukturë alumini e lehtë por shumë e fortë e cila ul ndjeshëm peshën e makinës dhe konsumin e karburantit. Përfitimet nga ASF janë: siguri më e lartë, konsum më i ulët i karburantit, manovrim sportiv dhe i qëndrueshëm falë përdorimit të materialeve të përzgjedhura me kujdes.
  • FSI® engine
  • Motori FSI®

    Me teknologjinë FSI®, karburanti injektohet direkt në dhomën e djegies. Kjo mundëson një mbushje dhe ngjeshje më efektive në cilindër në krahasim me motorët me injektim tradicional. Rezultati është një konsum më i ulët i karburantit por me një performancë po aq të mirë.
  • Energy recovery
  • Rikuperimi i energjisë

    Sistemi i rikuperimit përdor një kontroll inteligjent të energjisë duke bërë të mundur rikuperimin e energjisë në gjenerator në fazën e frenimit. Bateria e rikthen në makinë energjinë e ruajtur provizorisht.
  • LED technology
  • Teknologjia LED

    Dritat e ditës LED, ato të sinjaleve, të pasmet si dhe dritat kryesore opsionale LED kanë një jetëgjatësi sa edhe vetë makina dhe për më tepër kanë një konsum energjie sa gjysma e llampave tradicionale.