Pamja e jashtme e Audi-t Q3Stili urban takon sportivitetin

704x396_Fallback_Exterieur.jpg

Mungon Flash Plugin. Ju lutem instaloni versionin
më të fundit të Flash Plugin
Free Download

Dizajni i Audi-t Q3 është frymëzuar nga një fuori-stradë duke ruajtur njëkohësisht tiparet e një makine urbane. Silueta sportive me linjat e tavanit në formën e një coupé-je flasin qartë për performancën dinamike në timonin e këtij modeli.

  • 145x80_Singleframe.jpg
  • Sportivitet dhe dinamizëm

    Grila e pandashme dominon fytyrën e makinës. Konturet përshkallëzohen më tej me linjën dinamike të kofanos. Fenerët karakteristik të dritave kryesore, xenon plus përfshijnë edhe dritat e udhëtimit ditën LED. Hyrjet e gjëra të ajrit flasin qartë për fuqinë e motorit.
  • 145x80_Silhouette.jpg
  • Tipare dinamike

    Silueta sportive me dritaret e pasme të sheshta dhe paraqitje dinamike i japin këtij modeli tiparet e një makine sportive urbane. Konturi 'tornado' përshkron dritaret duke krijuar një ndërveprim të vazhdueshëm dritë-hije. Linja dinamike bëhet edhe më e dallueshme në parvazet anësore. Disqet ashtu si edhe i gjithë modeli karakterizohen nga një dizajn sa unik aq edhe i mprehtë.
  • 145x80_Back.jpg
  • Striking tail end

    Origjina e Audi-t Q3 nga familja Q e Audi-t dallohet qartë. Konturet e derës së bagazhit theksojnë vizualisht makinën dhe mundësojnë njëkohësisht një ngarkim të thjeshtë të bagazhit. Audi Q3 është 4.39 metra e gjatë, 1.83 metra e gjërë dhe (së bashku me shinat e tavanit), 1.60 metra e lartë.