Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet teknologjisë) përfshin teknologjinë më të avancuar që përfaqëson thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të lëvizjes që i reziston së ardhmes. Audi, duke ndjekur filozofinë e markës, aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën. Falë zhvillimeve tona të shumta, në inxhinierinë automobilistike është i dukshëm ndikimi ynë.

Sistemi start-stop
Sistemi 'start-stop' minimizon konsumin e karburantit dhe emetimet e CO2 duke fikur motorin kur makina ka ndaluar. Për shëmbull, ku drejtuesi ndalon në semafor dhe çon levën e marshit në pozcionin neutral dhe heq këmbën nga pedali i freksionit, atëhere sistemi fik makinën.

Sistemi i informacionit për drejtuesin me programin e përmirësimit të efiçencës
Në mënyrë që të ulet konsumi i karburantit, sistemi i informacionit për drejtuesin ka të përfshirë një program për përmirësimin e efiçencës. Ky program i integruar ndihmon drejtuesin me një pasqyrë të përgjithshme të konsumit si edhe këshilla për një udhëtim ekonomik.

Rikuperimi i energjisë
Sistemi i rikuperimit të energjisë, konverton energjinë kinetike në energji elektrike duke bërë të mundur rikuperimin e kësaj energjie në gjenerator në fazën e frenimit. Bateria e rikthen në makinë energjinë e ruajtur provizorisht duke minimizuar kështu konsumin.

Audi drive select
Sistemi opsional Audi drive select, mundëson personalizimin e tipareve të makinës me anë të një butoni. Katër janë opsionet të cilat mund të përzgjidhen: komfort, dinamik, auto dhe efiçent. Opsioni 'eficent' mundëson një udhëtim me konsum minimal të karburantit.