Link në:Navigacion|Kërkim|Përmbajtje|Fund



Motorët e benzinës të Audi-t Q3 përdorin teknologjinë TFSI®. Çfarë i bën ata kaq të veçantë? Ata kombinojnë avantazhet e FSI® me turbon. Ky kombinim i FSI-së me turbon ofron nivele të shkëlqyera efiçence si edhe një dinamikë mahnitëse.
Të dy motorët e benzinës mund të porositen vetëm me sistemin permanent quattro (katër rrota aktive gjatë të gjithë kohës). Elementi thelbësor është freksioni hidraulik me disa disqe i cili rishpërndan fuqinë në një shpejtësi të jashtëzakonëshme ndërmjet aksit të para dhe atij të pasëm sipas nevojave.
Audi Q3 2.0 TFSI mund të porosistet në versionin me 125 kW dhe atë me 155 kW. Motori 2.0 TFSI (125 kW) ofron një konsum të kombinuar mbreslënës prej 7.5 l/100 km. Motori më i fuqishëm, i cili gjeneron 155 kW, përshpejton nga 0 në 100 km/h në 6.9 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 230 km/h. Ai kombinon sistemin quattro me kambion S tronic me shtatë raporte. Ku përzgjidhet udhëtimi efiçentë nëpërmjet Audi Drive Select, kambio S tronic shkëput freksionin ndërkohë që makina po ndalon duke e lënë atë të ngadalësojë e lirë dhe përmirësuar efiçencën.
Audi Q3 nuk ka dalë ende në shitje.
Të dhënat paraprake të konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 7.5-7.7 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 174-179 g/km"