Prespektiva të reja.Dizajni i Audi Q5

Linja të pastra, sipërfaqe shkëlqyese, pamja tipike Audi me grilën e pandashme të radiatorit - Audi Q5 emeton sportivitet dhe elegancë. Dhe është e vështirë të mos vihet re: me një gjatësi prej 4,629 mm dhe gjërësi prej 1,880 mm tërheq vëmendjen e të gjithëve. Përveç kësaj ky model mban edhe koefiçientin më të lartë të dallueshmërisë në kategorinë e tij, kjo e ndikuar edhe nga tavani me konturet në formë coupé-je.

  • AQ5_10012
  • Pamja e jashtme

    Dizajni progresiv i Audi Q5 është i dukshëm që në fillim: dritat e pasme të mëdha janë një tipar i pagabueshëm i makinës. Të kombinuara me dritat kryesore opsionale xenon plus, si dritat e gjata ashtu edhe ato të shkurtra krijojnë një ndriçim të shëndritshëm me tipare të ngjashme me dritën e ditës. Si rrjedhojë ndriçimi i rrugës gjatë natës dhe motit të keq është shumë herë më i mirë. Dritat kryesore Xenon plus vijnë me dritat e pasme LED. Shinat e sipërme kanë një prerje të pastër pa ura apo bashkime janë sa praktike aq edhe tërheqëse.
  • QQ5_D_10006
  • Pamja e brendshme

    Ndieni udhëtimin - të relaksuar totalisht në pozicionin e ngritur të sediljes duke shijuar brendësinë e Audi-t Q5. Materialet e buta apo lëkura e cilësisë së lartë ju japin një ndjesi komforti. Hapsira dhe funksionalitetit i Audi-t Q5 janë gjithashtu mbreslënës. Këndi i mbështetëses së pasme mund të ndryshohet duke përdorur mekanizmin në bagazh. Pavarësisht nëse zgjidhni sediljet opsionale sportive apo ato standarde, brendësia e Audi-t Q5 mund të personalizohet me një gamë të gjërë paketash cohe apo lëkure për tapicerinë dhe elementë të tjerë dekorativë të cilësisë së lartë.