Audi Q5Efiçencë e qëndrueshme

Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet Teknologjisë) përfshinë teknologjinë më të fundit që ndodhet në thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në sportivitet, por edhe tek mobilitetit që i reziston të ardhmes. Audi aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën brenda një plani të gjërë mbi këtë koncept. Si pasojë e zhvillimeve të panumërta, ne kemi ndikuar ndjeshëm në inxhinierinë automobilistike.

  • TDI engines
  • Motorët TDI

    TDI: Sinonimi për konsum dhe emetime të ulta, produktivitet të lartë falë teknologjisë më inovative si sistemi common rail dhe injektorët 'piezo'.
  • TFSI engines
  • Motorët TFSI

    Audi është prodhuesi i parë në botë i cili kombinoi injeksionin direkt të benzinës me turbon në prodhimin në seri. Teknologjia TFSI kombinon avantazhe të tilla si konsumin e ulët dhe efiçencën e teknologjisë FSI me atë turbo. E thënë më thjesht më tepër fuqi tërheqëse me më pak karburant.
  • Gearshift indicator
  • Treguesi i ndërrimit të marshit

    Treguesi i ndërrimit të marshit ju mundëson të udhëtoni gjithmonë në shpejtësinë optimale të motorit. Një sinjalizues në sistemin e informimit të drejtuesit tregon kur është më e rekomanduar për të rritur marshet.
  • S tronic
  • 'S tronic'

    Me kambio 'S tronic' konsumi i karburantit është shumë herë më i ulët. Në pozicionin automatik kontrolli i kambios i ndërron marshet në kohën e duhur për të optimizuar konsumin e karburantit. Pajisja me shumë raporte e kambios 'S tronic' mundëson që motori te punojë me xhiro të ulta edhe në marshe të larta.
  • LED daytime running lights
  • Dritat e ditës LED

    Dritat e ditës LED kanë një jetëgjatësi sa edhe vetë makina dhe për më tepër kanë një konsum energjie sa gjysma e llampave tradicionale.