Performancë dhe efiçencëMotorët TFSI® të Audi Q7

Kombinimi i turbos me injeksionin direkt të benzinës mundësojnë që motorët TFSI të Audi Q7 të ofrojnë një rendiment të jashtëzakonshëm: më tepër performancë dhe dinamizëm me më pak karburant.

Teknologjia TFSI është përdorur për herë të parë tek Audi Q7. Ajo kombinon turbon me injeksionin direkt të benzinës. Në të dy motorët 3.0 TFSI, një kompresor siguron një performancë mbresëlënëse duke ofruar më tepër përdredhje edhe në shpejtësi të ulta. Rezultati është një reagim jashtëzakonisht spontan dhe një vijimësi e mahnitëse fuqie për çdo nivel shpejtësie motori. Duke u kombinuar me teknologjinë FSI, kjo teknologji ofron shifra mbresëlënëse si në konsum ashtu edhe në performancë.

Audi Q7 3.0 TFSI (200 kW/272 kf) quattro përshpejton nga zero në 100 km/h për 7.9 sekonda dhe Audi Q7 (245 kW/333 kf) arrin të njëjtën shpejtësi për vetëm 6.9 sekonda. Motorët FSI të Audi Q7 janë të mirënjohur për efiçencën e tyre mbresëlënëse dhe performancën. Të dy këto motorë kanë një konsum të kombinuar prej 10.7 l/100 km dhe emetime CO2 prej 249 g/km.

Të dhënat e konsumit dhe emetimeve:
Konsumi i kombinuar i karburantit, 10.7 l/100 km
Emetimet e kombinuara të CO2, 249 g/km