Fuqi. Pavarësi. Krenari.Dizajni i Audi-t Q7 V12 TDI quattro

Mjafton një shikim për të kuptuar se çfarë është e aftë të bëj kjo makinë. Format e harkuara i japin makinës një pamje dominuese. Përveç dritave kryesore xenon plus makina ka edhe dy shirita ditash dite LED, secili me 12 llapma LED, të cilat i japin fytyrës së makinës një pamje të pagabueshme. Marmitat ovale, dritat e pasme LED dhe një parakolp i dizenjuar ekskluzivisht për këtë model me pjesën e poshtëme prej çeliku janë tiparet dalluese të pjesës së pasme të makinës.

  • AQ7_10059_1.jpg
  • Pamja e jashtme

    Linja agresive dhe një fytyrë mahnitëse ju parapërgatisin për performancën e jashtëzakonëshme të këtij modeli. Një sintezë e suksesshme e dinamizmit me cilësinë e lartë dhe inteligjencën e detajeve. Pasqyrat e jashtme ju sigurojnë një pamje të shkëlqyer në çdo lloj moti (Audi ofron një numër të madh opsionesh për pasqyrat e jashtme) si dhe shinat e tavanit të prodhura me alumin mat, i japin një paraqitje tërësisht individuale. Mbrojtëset e çelikut si në pjesën e përparme ashtu edhe në atë të pasme i japin makinës një kontur të dallueshëm. Marmitat ovale dhe dritat e pasme LED janw tipare tërheqëse të Audi-t Q7 V12 TDI quattro. Dritat e pasme LED përbëhen nga një teknologji shumë jetëgjatë. Me një intesitet që i bën ato të dallueshme edhe në kohë me mjegull, ato tregojnë kur makina po frenon apo ecën pas. Dritat e pasme LED dhe një parakolp special me një mbrojtëse të poshtëme çeliku janë pjesë të një dizajni të sofistikuar të cilat përforcohen nga amortizimi standard me ajër. Kombinimi i amortizimit me ajër dhe sistemit të kllapave përshtatëse mundësojnë optimizimin e fërkimit për të gjitha terrenet dhe ngarkesat e makinës. Amortizimi me ajër, frenat qeramike dhe disqet 20 inch vijnë si pajisje standarde për këtë model.
  • AQ7_D_10129_1.jpg
  • Pamja e brendshme

    Falë pozicionimit inteligjent të instrumentave dhe sistemit të navigimit MMI plus, mjafton një shikim i shpejtë në kabinën e Audit Q7 V12 quattro për të kuptuar sesa e thjeshtë është gjetja e informacionin që ju duhet pa u shpërqëndruar gjatë drejtimit. Brendësia dominohet nga një ndjesi sportivitetit falë edhe timonit multifunksional sportiv me tri rreze dhe veshjes së karbonit. Sediljet standarde, me rregullim elektrik lartësie, vishen me lëkurë Verano, ose si opsion me lëkurën dy ngjyrëshe "Fine Nappa".