Link në:Navigacion|Kërkim|Përmbajtje|Fund



2006. Makina e parë me naftë e cila fitoi në garën legjendare Le Mans 24 orë. Makina: një Audi R10 TDI, e cila vazhdoi të triumfonte në 2007 dhe 2008. Kjo eksperiencë u soll nga bota e garave tek Audi Q7 V12 TDI quattro, si vazhdimi logjik i evolucionit të këtij modeli. Me motorin më të fuqishëm të naftës në kategorinë e tij, Audi Q7 V12 TDI quattro ka një qëllim të vetëm: të jetë i pari në çdo terren.
Eksperienca e pasur në botën e garave ndihmoi në zhvillimin e Audi Q7 V12 quattro: motori një i fuqishëm i naftës në kategorinë e tij. 12 Cilindra rezistent vihen në punë të t'ju çuar ju në destinacionin tuaj. Teknologjia efiçente e naftës, common rail shfrytëzon në maksimum çdo pikë karburant. Me një dhomë diegie 6.0 litra dhe 368 kë, një shkallë përdredhje e cila varion nga 1000 Nm në 1750 deri në 3250 rpm. Këto bëjnë që kjo makinë të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në vetëm 5.5 sekonda. Thjesht shypni pedalin dhe do të ndjeni menjhëherë fuqinë e këtij motori. Sistemi i sigurisë lejon që të udhëtoni deri me 250 km/h përpara se të aktivizohet.
Të dhënat e konsumit:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 11.3 l/100 km
Emetimet e kombinuara të CO2: 298 g/km