Audi TT CoupéEfiçencë e vazhdueshme

Slogani i markës "Vorsprung durch Technik" (Progres nëpërmjet teknologjisë) përfshin teknologjinë më të avancuar që përfaqëson thelbin e markës Audi. Kjo jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të lëvizjes që i reziston së ardhmes. Audi, duke ndjekur filozofinë e markës, aplikon në mënyrë të vazhdueshme masa për të rritur efiçencën. Falë zhvillimeve tona të shumta, në inxhinierinë automobilistike është i dukshëm ndikimi ynë.

  • 1920x1200_nolog_kreta+montreal-asf-v2
  • Audi Space Frame ASF®

    Audi Space Frame është koncepti i ri i shasisë nga Audi. Ai përbëhet nga një strukturë alumini e lehtë por shumë e fortë e cila ul ndjeshëm peshën e makinës dhe konsumin e karburantit. Përfitimet nga ASF janë: siguri më e lartë, konsum më i ulët i karburantit, manovrim sportiv dhe i qëndrueshëm falë përdorimit të materialeve të përzgjedhura me kujdes.
  • 1920x1200_nolog_montreal_avs_motor.jpg
  • Motorët TFSI

    Audi ishte prodhuesi i parë në botë i cili kombinoi injeksionin direkt të benzinës me turbon në prodhimin në seri. Teknologjia TFSI kombinon avantazhe të tilla si konsumin e ulët dhe efiçencën e teknologjisë FSI me atë turbo. E thënë më thjesht më tepër fuqi tërheqëse me më pak karburant.
  • 1920x1200_nolog_montreal_tdi.jpg
  • Motori 2.0 TDI

    Zbuloni teknologjinë me një gjenom fitues tek Audi TT 2.0 TDI quattro. Ju do të ndieni fuqinë e tij sapo të përshpejtoni. E gjitha kjo arrihet falë teknologjisë common rail e cila injekton naftën direkt në dhomën e djegies me një presion prej 1,800 bar. 125 kW dhe një përdredhje maksimale prej 350 Nm përshpejtojnë TT Coupé nga 0 në 100 km/h në 7.5 sekonda.