Rendiment sportivMotori i Audi-t TT

Motori 2.0 TFSI është konceptuar enkas për të përmbushur nevojat e TT-së. Për të arritur 155 kW (211 kf) fuqi, është dashur të modifikohen: kokat cilindrave, ato të valvulave hyrëse dhe shume detaje të tjera të motorit.

Sistemi i ri valulave ‘Audi valvedrift' përmirëson hyrjen e ajrit në motor dhe emetimin e gazrave dhe së bashku me turbon e rikonceptuar mundësojnë që Audi TT të shfrytëzojë plotësisht potencialin e teknologjisë TFSI. Karburanti injektohet në dhomën e djegies në sasi të sakta. Aty ai shndërrohet në gjëndje të gaztë duke ulur temperaturën e ajrit. Kjo mundëson një ngjeshje më të mirë dhe si rezultat edhe një efiçencë më të lartë. Të gjitha këto e bëjnë motorin TFSI një burim kompakt dhe jashtëzakonisht të fuqishëm energjie. 

Motori katër cilindërsh mundëson një fuqi të jashtëzakonshme e cila gjenerohet përgjatë të gjithë spektrit të xhirove të motorit. Falë turbos, motori gjeneron një përdredhje mbreslënëse prej 350 Nm ndërmjet 1,600 dhe 4,200 rpm.

Praktikisht motori 2.0 TFSI i pajisur me kambion S tronic, siguron një përshpejtim nga 0 në 100 km/h në vetëm 5.6 sekonda dhe vazhdon më tej për të arritur shpejtësinë maksimale prej 243 km/h.

Motori 1.8 litra i Audi-t TT Coupé 1.8 TFSI gjeneron 118 kW (160 kf); fuqia maksimale e këtij motori arrihet ndërmjet 4,500 dhe 6,200 rpm. Përdredhja prej 250 Nm arrihet ndërmjet 1,500 dhe 4,500 rpm. Konsumi i këtij motori është për tu admiruar, vetëm 6.7 litra për 100 km.

Të dhënat e konsumit dhe emetimeve:
Konsumi i kombinuar i karburantit: 6.4 - 7.2 l/100km
Emetimet e kombinuara të CO2: 149 - 169 g/km