-
Kërko
Fuqi e avancuar. Audi A3 Sportback.
Çfarë do të ndodhte nëse teknologjia do të përdorej në mënyrë intuitive? Nëse dizajni purist do të takonte funksione inovative? Nëse sportiviteti dhe progresi do të ishin një e vetme? Ne kemi gjetur përgjigjen e duhur: Audi A3 Sportback. Dizajni i saj flet një gjuhë të veçantë, dinamika e saj të impresionon në çdo udhëtim. Përjetoni automjetin që gjithmonë përparon. Audi A3 Sportback.
Audi A3 Sportback Galeri-Multimedia
Edhe më shumë komfort Karakteristikat e A3 Sportback
Hapësirë e avancuar. Pjesa e brendshme e Audit A3 Sportback
Cilësia e lartë dhe dizajni inovativ mund të gjenden në çdo detaj. Arkitektura horizontale e panelit të shërbimit thekson madhësinë e brendshme, paraqitjet në 3D e përfshijnë shoferin nga ana optike. Tipare të tjera elegante theksojnë manshetat e ajrit në Jet-Design. Rryma e ajrit mund të jetë e përqendruar ose e shpërndarë në mënyrë të barabartë, si dhe ndryshon në intensitet. Ndenjëse të rehatshme dhe një sasi bujare hapësire karakterizon pjesën e pasme të A3 Sportback. Kur paloset plotësisht, pjesa e pasme e ndenjëseve, mundësohet një hapësirë bagazhi deri në 1.220 litra.
Bukuri e avancuar. Pjesa e jashtme e Audit A3 Sportback.
Dizajni i A3 Sportback me konturin anësor thekson karakterin e tij sportiv, pjesa e pasme e fuqishme i jep automjetit me gjithë thjeshtësinë e tij, një tërheqje të sigurt. Me fenerët e ngushtë, Audi A3 Sportback tregon një pamje të vendosur dhe të fokusuar. Ata gjenden edhe me drita të ditës LED Xenon plus,si dhe me drita të gjata LED. Si tek çdo makinë sportive, pasqyrat e jashtme janë tek pragu i dritares.
Komfort i avancuar. Pajisjet e Audti A3 Sportback.
Eksploroni një shumëllojshmëri pajisjesh të rehatshme dhe të dobishme të tilla si sistemi opsional MMI Navigation plus me MMI touch® - një buton rrotullues/shtytës i integruar, me sensorë prekjeje në panelin e kontrollit për shërbimet intuitive. Në këtë mënyrë kontrollohen në mënyrë inteligjente, ndër të tjera, navigimi dhe telefoni, duke shkruar shkronja apo numra me gisht në panelin e kontrollit. Me funksionin opsional Audi connect, A3 Sportback mban kontaktet tuaja. Përditësimi i informacionit për rrjedhën e trafikut ndodh përafërsisht çdo tre minuta, kështu që ju gjithmonë do ta dini nëse rruga juaj është e lirë. Rrugës, mund të lundroni lehtësisht në Google Earth™* dhe para udhëtimit t'i hidhni një sy destinacionit tuaj me Google Street View™*. Kjo e bën rrugën tuaj në një qytet të ri shumë më të lehtë.