-
Kërko
TFSI® në Audin e ri A3 Sportback. Ifikasitet i avancuar.
Në teknologjinë FSI®, karburanti injektohet direkt në dhomën e djegies dhe atomizohet. Kështu, benzina kalon në milisekonda, me saktësinë e pikës në momentin që e kërkon motori. Kjo rezulton në një shfrytëzim më të mirë të karburantit dhe rrjedhimisht konsum më të ulët.
TFSI® në Audin A3 Sportback. Efikasitet i avancuar.
Në A3 Sportback teknologjia TFSI vihet tërësisht në veprim. Ajo kombinon avantazhet e FSI(efikasitetin dhe dinamizmin) me një motor turbo, i cili siguron furnizimin edhe më të mirë me energji. Motori 1.4 TFSI me 110 kW (150 KF) tek Audi A3 Sportback ka cilindër inteligjent Audi sipas teknologjisë "on demand". Për një stil të relaksuar ecjeje, nëse forca e plotë e agregatit nuk është e nevojshme, cilindri Audi "on demand" çaktivizon automatikisht dy cilindra. Rezultati: Motori punon në mënyrë më efikase e me më pak emetime CO2 - dhe nuk do të vini re asnjë ndryshim.
TDI® në Audi A3 Sportback. Rrjedhimisht më kursimtar.
1.6 TDI me 81 kW (110 KF) gjeneron 250 Nm xhiro, duke ju ndihmuar të përshpejtoni nga 0 në 100 km/h me transmision manual në 10.7 sekonda. Kjo përdor në 100 km një mesatare prej vetëm 3,8 litra karburant dhe nxjerr në mënyrë mbresëlënëse vetëm 99 g CO2/km. 2.0 TDI me 110 kW (150 KF) dhe transmision manual kërkon 8,7 sekonda tek A3 për të njëjtin proces përshpejtimi.
quattro® - sistem permanent i katër rrotave aktive
Sistemi permanent "quattro" garanton më shumë kënaqësi në ecje, sidomos në sipërfaqe të rrëshqitshme rruge. Me humbjen e një rrote në një aks, automjetit rrezikon të përmbyset, ndaj fuqia kalon nëpërmjet kutisë transferuese dhe lamelave hidraulike në aksin tjetër, automatikisht dhe në mënyrë të përhershme. Rezultati: përshpejtim më i mirë, kthesë e saktë, përmirësim i tërheqjes, siguri më e lartë dhe më shumë kënaqësi në ngarje.