-
Kërko
Karakteri ndihet. Audi i ri RS 3 Sportback.
Dinamikë interesante dhe fuqi emocionuese: Audi RS 3 Sportback demostron sportivitet në të gjitha aspektet. Me motorin e tij të fuqishëm me 5 cilindra, mjeti me pesë dyer arrin në mënyrë mbresëlënëse në 4,3 sekonda nga 0 deri në 100 km/h dhe sipas dëshirës arrin një shpejtësi prej 280 km/h. Tingulli karakteristik i motorit të agregatit 2,5 litra garanton momente emocionuese, jo vetëm për entuziastët e garave.
Audi RS 3 Sportback Galeria-Multimedia
Sportivitet pa kufi. Karakteristikat e RS 3 Sportback.
Performanca e dukshme. Dinamika lëvizëse e Audi RS 3 Sportback.
Përjetoni dinamikën lëvizëse të shfrenuar me performancë mbresëlënëse në sajë të sistemit S tronic® me 7 marshe, sistemit me katër rrota aktive quattro® dhe Audi drive select®. Ndërrim i marsheve me shpejtësinë e rrufesë dhe tërheqje e shkëlqyer. Audi RS 3 Sportback merr drejtim direkt në kthesë: Me kërkesë të shoferit, ai mund të lëvizë edhe me një koeficient të ulët fërkimi në një tërheqje të kontrolluar. Me anë të sistemit me katër rrota aktive quattro®, fuqia e motorit mund të shpërndahet në aksin e përparmë ose të prapmë në varësi të situatës. Audi drive select ofron opsione personalizimi që përshtaten me stilin e shoferit.
Kontrolli i mahnitshëm. Pjesa e brendshme e Audi RS 3 Sportback.
Paneli i instrumenteve RS tek Audi RS 3 Sportback i jep shoferit shumë informacione duke mos larguar vëmendjen nga rruga. Ndenjëse sportive opsionale RS me formën e tyre të konturuar ofrojnë edhe në kthesa mbështetje shumë të mirë anësore. Dhe timoni multifunksional RS, veshur me një kombinim Alcantara/lëkure dhe tipare karaKteristike alumini, është i dobishëm për drejtim dhe komandat janë shumë të arritshme në dorën tuaj. Kabina juaj personale tek Audi juaj RS 3 Sportback.
Fuqia mbresëlënëse. Motori 2.5 TFSI i Audi RS 3 Sportback.
Agregati i motorit 2,5 litër TFSI mundëson një prodhim prej 270 kW(367 KF) dhe një përshpejtim nga 0 në 100 km/h në 4,3 sekonda për një dinamikë mbresëlënëse në ngarje. Momente rrotullimi maksimale prej 465 Nm. Tingulli i motorit me 5 cilindra ju lejon të përjetoni emocione të vërteta. Dy pjesët mbyllëse tek marmitat kontrollojnë rrjedhjen e gazit dhe, në varësi të ngarkesës dhe shpejtësisë, mundësojnë një tingull më mbresëlënës.
Demonstrim i fuqisë. Pjesa e jashtme e Audi RS 3 Sportback.
Audi RS 3 Sportback jo vetëm bind me motorin e tij e 5 cilindra, por edhe me pjesën e jashtme, e cila godet me një atmosferë të veçantë garash. Grila karakteristike njëkornizore e Audit në formë hojesh, linjat e fuqishme anësore dhe pjesa e pasme e strukturuar në mënyrë të qartë premtojnë një performancë në formën e saj më të pastër. Në profil të bien në sy sidomos parafangot e përparme të gjera, panelet e formësuara në pragje dhe spoiler i madh në kulm. E kompletuar është pamja sportive e Audi RS 3 Sportback me një parakolp të veçantë, difuzor me grilë në formë hojesh dhe dy marmita fundore të mëdha.