-
Kërko
Një rrugë do t'ju duket rrallë e gjatë. Vështirë se do të gjeni rrugë të keqe.
A4 allroad quattro është seria ekskluzive me karakter Offroad. Ai kombinon dizajnin ekstrovert me funksionalitetin maksimal dhe kështu gëzon një pozitë të veçantë në segmentin e saj. Harqet e fuqishme në rrota dhe liria në shtrirje e bëjnë A4 allroad quattro një shok të përsosur për lehtësim terreni. Përvoja e ecjes mundësohet nëpërmjet sistemit me katër rrota aktive quattro dhe mundëson më shumë dinamikë, më shumë tërheqje dhe një ndjesi të mirë në pothuajse çdo rrugë.
Audi A4 allroad quattro Galeria me foto
Karakteristika të Audi A4 allroad quattro.
Dizajn progresiv
Audi A4 allroad quattro tregon prezencë. Linjat horizontale dhe harqet e rrotave rrezatojnë pushtet. Shumë detaje, të tilla si grila mbrojtëse e radiatorit me lamela vertikale kromi, parafangot e mrekullueshme para dhe mbrapa, si dhe fenerët rrëzëllitës i japin dizajnit të jashtëm prekjen e fundit për një karakter Offroad. Janë 15 ngjyra të jashtme në dispozicion për A4 allroad quattro, duke përfshirë edhe pesë si bojëra të plota.
Teknologji inovative.
Sistemet informative dhe argëtuese interesante dhe sistemet ndihmëse inteligjente vendosin një theks të fortë tek Audi A4 allroad quattro, sa i përket lëvizshmërisë inovative: Kështu, Audi virtual cockpit opsional dhe sistemi opsional Bang & Olufsen Sound me teknologjinë 3D të tingullit ofrohen në nivele shumë të larta. Në karakteristikat kryesore të sistemeve të ndihmës përfshihen edhe sistemi adaptiv cruise control me funksionin Stop&Go përfshirë sistemin ndihmës të trafikut. Me shpejtësi deri në 65 km/h, sistemi merr përsipër nisjen dhe frenim dhe ndihmon në funksionet drejtuese.
Përvojë superiore në ngarje.
Mos u trembni nga rruga: Me sistemin me katër rrota aktive quattro, superioriteti është pajisje standarde. Për më shumë dinamikë, më shumë tërheqje dhe ndjesi të mirë në pothuajse çdo lloj rruge. Përveç kësaj, me Audi drive select, ju mund të zgjidhni gjithmonë karakteristikat e dëshiruara në udhëtim: Përveç opsioneve të njohura comfort, auto, dynamic, efficiency dhe individual, është në dispozicionin tuaj edhe opsioni për rrugë jo të mira (Offroad).
Funksionalitet revolucionar.
Pajisjet në Audi A4 allroad quattro të bindin për shkak të funksionalitetit revolucionar. Kështu, pjesa e pasme e hapësirës së bagazheve e rregullueshme me sensorë mundëson një ngarkim veçanërisht të rehatshëm të bagazheve. Ndenjëset e pasme standarde, plotësisht të palosshme krijojnë një hapësirë shtesë në brendësi. Në momentin e parë janë 505 litra hapësire ngarkimi, me anë të palosjes së ndenjëseve të pasme arrihet në një ngarkesë prej 1.510 litrash në dispozicionin tuaj.
Motorët e fuqishëm.
Motorët TFSI dhe TDI të Audi A4 allroad quattro e bëjnë teknologjinë e përparuar dhe efikasitetin e dukshëm. Me motorin e zhvilluar rishtazi 2.0 TFSI me 185 kW (252 KF) A4 allroad quattro kombinuar me S tronic me shtatë marshe arrin në 6,1 sekonda nga 0 në 100 km/h dhe arrin shpejtësi maksimale 246 km/h. Konsumi është 6,4 litra karburant për 100 km, që korrespondon me 147 gram CO2 për kilometër. Versioni më i mirë ndër motorët TDI - 3.0 TDI - mobilizon 200 kW (272 KF) dhe përshpejton në 5,5 sekonda nga 0 në 100 km/h, duke kapur shpejtësi maksimale prej 250 km/h. Konsumi është i kufizuar në 5,3 litra karburant për 100 kilometra dhe 139 gram CO2 për kilometër. Sistemi opsional i kontrollit të ndalimit dhe rritjes së shpejtësisë sigurojnë kënaqësi shtesë në ecje.