-
Kërko
Sistemet ndihmëse në ecje
Me një gamë të gjerë të sistemeve ndihmëse, Audi A4 Limousine vendos standarde të reja. Disa sisteme janë të përfshira si pjesë standarde, produktet opsionale janë në dispozicion më vete ose në paketa të sistemeve ndihmëse si parkim, qytet dhe turne.
Më shumë siguri
Sistemi standard i sigurisë Audi pre sense city, me anë të një kamere në xhamin para, skanon rrugën drejt automjeteve të tjera dhe këmbësorëve. Në një shpejtësi deri në 85 km/h në një distancë maksimale prej 100 metra, sistemi paralajmëron shoferin në një mënyrë të organizuar, nëse ai zbulon një përplasje të mundshme. Nëse është e nevojshme, ai fillon një frenim të plotë. Brenda kufijve të sistemit me shpejtësi deri në 40 km/h, sistemi mund të ndihmojë duke shmangur aksidentet. Në shpejtësi më të lartë (deri në 85 km/h), mund të reduktojë shpejtësinë me anë të ndërhyrjes paralajmëruese duke ulur shpejtësinë e përplasjes.
Sistemi opsional Audi pre sense basic përdor informacion të marrë nga sistemet e ndryshme të automjeteve. Në qoftë se dallohet një gjendje e paqëndrueshme e makinës, merren masa parandaluese mbrojtëse për pasagjerët në automjet. Rripat e sigurimit shtrëngohen, dritaret dhe tavani mbyllen. Përveç kësaj, dritat e alarmit aktivizohen. Në qoftë se përplasja nuk është e shmangshme dhe dallohet një aksident, vjen në ndihmë sistemi i frenimit përmes manovrimit të qëllimshëm të funksionit të frenimit. Kjo mund të ndihmojë për të shmangur rrëshqitjen dhe në këtë mënyrë përplasjet e njëpasnjëshme.
Gjithashtu, standard është rekomandimi për pushim, një komponent i sistemit të informacionit për shoferin. Ai analizon sjelljen e shoferit dhe paralajmëron për detaje që lidhen me humbjen e vëmendjes së shoferit. Limituesi i shpejtësisë së rregullueshme kufizon gamën e shpejtësisë nga 30 dhe 250 km/h sipas vlerës së zgjedhur nga shoferi.
Sistemi adaptiv cruise control përfshirë sistemin ndihmës në trafik
Das Sistemi opsional adaptiv cruise control Stop & Go përfshirë sistemin ndihmës në trafik, i jep mundësinë shoferit të A4 Limousine të ruajë distancë me automjetet përpara, ku mund të zgjedhë pesë faza distance dhe nëpërmjet Audi drive select mund të rregullojë shpejtësinë dhe dinamikën e rregullave. Sistemi, i cili kryesisht përdor sinjalet nga dy sensorët e radarit frontal dhe kamera, së bashku me funksionin S tronic dhe tiptronic, mbulon një gamë të plotë shpejtësie nga 0 në 250 km/h, në momentin e ndezjes fillon me 30 km/h
Funksioni Stop & Go i sistemit adaptiv cruise control (vetëm me transmision automatik) frenon A4 Limousine deri në qëndrim total dhe sipas komandës së shoferit bën të mundur rifillimin automatik. Nëse sistemi është i fikur, tregon njoftimin e distancës dhe në momentin që arrin 60 km/h tregon distancën e automjetit para dhe paralajmëron shkurtim distance.
Në kufirin e shpejtësisë deri në 65 km/h, sistemi i ndihmës në trafik mund të marrë përsipër drejtimin, për sa kohë që trafiku është i rënduar. Sistemi përdor radarë dhe sensorë tejzanor, si dhe kamerën ballore. Sistemi drejton makinën duke ndërhyrë qetësisht dhe ndjek kolonën paraprirë brenda kufijve të sistemit. Për këtë, sistemi ndihmës i trafikut orientohet me shenjat e korsisë dhe me automjetet e tjera në rrugë.
Nëse sistemi ndihmës i trafikut arrin kufijtë e programimit të tij - p.sh kur nuk ka më trafik apo ka një ngushticë përpara, shoferi duhet ta marrë vetë në dorë drejtimin. Sistemi, në formë ndihme, paralajmëron në faza të ndryshme. Si masë të fundit, sistemi e ndalon automatikisht A4 Limousine për qëndrim të sigurt.
Me sistemin adaptiv cruise control, sipas dëshirës mund të keni në bord Audi pre sense front, për të parandaluar goditjet ose zbutjen e pasojave të tyre. Në një situatë të rrezikshme, sistemi paralajmëron shoferin me sinjale vizuale dhe akustike si dhe jep një sinjal për frenim goditje. Nëse shoferi qëndron pasiv, në fillim bëhet një frenim i pjesshëm dhe në të njëjtën koha mbyllen xhamet anësore dhe tavani i hapur. E vetmja në nga klasën e saj, A4 Limousine bën një ndalim të plotë, nëse automjeti para lëviz. Edhe në këtë rast, sistemi forcon rripin e sigurimit. Funksioni Audi pre sense front është funksional, edhe nëse sistemi adaptiv cruise control është i çaktivizuar.
Sistemi ndihmës parashikues i efikasitetit
Sistemi ndihmës parashikues i efikasitetit është pjesë e paketës ndihmëse Tour dhe punon ngushtë me sistemin adaptive cruise control, me sistemin e navigimit dhe sistemin e dallimit të shenjave të trafikut me anë të kamerës. Për këtë, shpejtësia përzgjidhet duke u përshtatur automatikisht sipas rrethanat, topografisë së rrugëve, kufijve të shpejtësisë dhe pjesëtarëve të tjerë në trafik.
Sistemi ndihmës parashikues i efikasitetit përdor - madje edhe me udhëzime joaktive - të dhënat e rrugëve për të njoftuar shoferin në situata, ku duhet të ngadalësojnë ritmin. Ai dallon kthesat, rrethrrotullimet dhe kryqëzimet, seksionet më të ulëta, lokalitetet apo shenjat e kufirit të shpejtësisë - në shumë raste para se shoferi t'i dallojë ato. Në panelin e kontrollit ose më saktë në Audi virtual cockpit dhe në ekranin Head-Up. Nëse shoferi dëshiron, sistemi aktivizon kambion automatike sipas kushteve të përcaktuara vetë. Kjo mënyrë aktivizohet vetëm nëse do të zgjasë më shumë se pesë sekonda. Kur përfundon, makina arrin përsëri automatikisht shpejtësinë e dëshiruar të zgjedhur paraprakisht nga shoferi, me kusht që adaptive cruise control të jetë i aktivizuar. Sistemi ndihmës parashikues i efikasitetit në autostrada mund të zvogëlojë harxhimin e karburantit deri në 10%.
Paketa Tour e sistemeve ndihmëse
Sistemi ndihmës Audi active lane assist, i cili është në dispozicion si pjesë më vete ose në paketën Tour të sistemeve të ndihmës, përkrah ecjen me makinë në shpejtësinë mbi 65 km/h, duke ruajtur korsinë. Burimi i tij kryesor është kamera ballore, që njeh shenjat në rrugë. Nëse A4 Limousine u afrohet shenjave pa dritë, sistemi e ndihmon shoferin nëpërmjet një ndërhyrje të butë në drejtimin elektromekanik të timonit, duke e future përsëri në rrugën e duhur. Nëpërmjet sistemi MMI, shoferi mund të zgjedhë nëse kjo ndihmë duhet të kryhet në mënyrë të vazhdueshme ose vetëm pak para kalimit të vijave. Nëse ai zgjedh ndërhyrjen e hershme, sistemi e çon atë në qendër të korsisë. Përveç kësaj ai mund të aktivizojë edhe një dridhje në timon.
Sistemi ndihmës i shmangies është një tjetër tipar i paketës Tour të sistemeve të ndihmës. Kjo bëhet aktive, kur haset një pengesë dhe për të shmangur një aksident. Duke përdorur të dhëna nga një kamer ballore, sistemi adaptive cruise control dhe sensorët e radarit llogarisin distancën e saktë në sekonda, ku përfshihet llogaritja e distancës, gjerësisë dhe distanca nga automjetet e tjera. Veprimi i tij i parë është një shenjë paralajmëruese, e cila e lajmëron shoferin për një rrezik. Sapo ai e drejton atë, sistemi i mbështet ndryshimet e korsisë duke ndërhyrë në procesin e drejtimit të mjetit.
Sistemi ndihmës i kthesës monitoron në kthesat majtas brenda kufirit të shpejtësi midis dy dhe dhjetë km/h trafikun që vjen përballë. Në një situatë të rrezikshme, sistemi aktivizon frenat deri në ndalim të plotë. Sistemi bëhet aktiv sapo shoferi aktivizon sinjalin e kthesës ana e majtë. Sistemi i njohjes së shenjave rrugore me anë të kamerës kompleton paketën Tour të sistemeve ndihmëse. Ai zbulon edhe shumë shenja të trafikut, duke përfshirë ato dixhitale dhe shenja të tjera dhe ia paraqet shoferit si grafika në ekranin Head-up dhe në panelin e instrumenteve. Përveç kësaj, shoferi mund të lajmërohet edhe vizualisht, kur kalon kufirin e shpejtësisë bazë.