-
Kërko
Fuqi supreme.
Pavarësisht nëse motori është TFSI apo TDI: Të gjitha njësitë janë në përputhje me vlerat e emetimit të gazrave standard të BE-së 6. Në fillimin e tregut të shitjes në Evropë, A4 Lomousine shkon me një prej tre motorëve TFSI dhe katër motorë TDI nga grupi. Ata arrijnë rezulëtate midis 110 kW (150 KF) dhe 200 kW (272 KF).
Motorët TFSI tek Audi A4 Limousine
Si fillim prezantojmë motorin 1.4 TFSI. Kompakt me katër cilindra, me vëllim 1.395 cm3 mobilizon A4 Limousine me 110 kW (150 KF) dhe 250 Nm momente rrotullimi, përshpejton në 8,5 sekonda nga 0 në 100 km/h dhe arrin deri në 210 km/h maksimalisht. Me folenë e saj prej alumini, pesha është vetëm pak më shumë se 100 kilogram. Motori 1.4 TFSI konsumon me S tronic 4,9 litra karburant për 100 kilometra dhe emeton 114 gramë CO2 për kilometër.
Motori 2.0 TFSI me vëllim prej 1.984 cm3 është në dispozicion në dy versione për të zgjedhur midis: Versionit më të arrirë, ku arrihet 185 kW (252 KF) dhe 370 Nm momente rrotullimi. Audi A4 Limousine arrin 100 km/h në 5,8 sekonda dhe kështu arrin elektronikisht shpejtësinë maksimale prej 250 km/h. Këtu përdoret sistemi me rrota aktive të para dhe S Tronic, duke konsumuar 5,7 litra karburant për 100 km dhe 129 g CO2 për kilometër. Varianti i dytë - një motor benzine ultra - është 140 kW (190 KF). Momentet e rrotullimit shkojnë në 320 Nm. Në vetëm 7,3 sekonda, Audi A4 Limousine arrin nga 0 deri në 100 km/h me një shpejtësi maksimale prej 240 km/h. Motori 2.0 TFSI ultra konsumon 4,8 litra karburant për 100 kilometra dhe emeton 109 gramë CO2 për kilometër.
Përmbledhje e motorëve TFSI
- A4 1.4 TFSI 110 kW (150 PS)
- A4 2.0 TFSI 185 kW (252 PS)
- A4 2.0 TFSI ultra 140 kW (190 PS)
Sistemi revolucionar i djegies
Mbrapa këtyre rezulëtateve qëndron një strategji e re - Audi ka zhvilluar më tej zvogëlimin e suksesshëm të motorëve në masën e duhur. Efikasiteti inovator i motorit 2.0 TFSI shfaqet në një proces të ri të djegies; hapësira relativisht e madhe nuk është një pengesë, por një kusht paraprak. Në një ritëm të moderuar, klientët e Audi A4 Limousine përjetojnë përfitimet e konsumit të një agregati me vëllim të ulët, në stilin sportiv të ecjes, nuk ka vend për disavantazhe.
Proceset e reja të djegies me ngjeshje të reduktuar dhe një fazë më të gjatë ekspansioni, si dhe kompresimi në rritje, janë projektuar posaçërisht për zonë të pjesshme ngarkese. Valvulat e konsumit mbyllen shumë më herët se zakonisht - në kombinim me një presion në rritje në tubin thithës, rezultojnë në humbje të ulët gjatë thithjes. Nëpërmjet fazës së reduktuar të kompresimit ishte e mundur të rritej raporti nga 9.6 në 11.7:1. Në fazën e kompresimit, motori duhet të harxhojë atë sasi gazi sa motori TFSI 1.4. Edhe në fazën e zgjerimit, në të cilën ai përdor kapacitetin e tij dy litra plotësisht, përfiton nga raporti i presionit të lartë duke bërë që niveli më i lartë i presionit në djegie të rritë më tej shkallën e efikasitetit. Me qëllim që ngarkesa me gjithë kohën e shkurtër të mund të bashkohet, dhomat e djegies, pistoni dhe kanalet hyrëse, si dhe motori i ri 2.0 TFSI janë të përshtatur posaçërisht për proceset e reja të djegies. Në ngarkesa të mëdha, sistemi Audi valvelift kujdeset për hapjen e mëvonshme të pistonave dhe në këtë mënyrë për mbushje më të lartë, rrjedhimisht për fuqi dhe momente rrotullimi më rezulëtative. Presioni i injeksionit është rritur në 250 bar.
Motorët TDI në Audi A4 Limousine
Motorët TDI fillojnë me 2.0 TDI me kapacitet 1.968 cm3 në dy variante performance: 110 kW (150 KF) me momente rrotullimi 320 Nm dhe 140 kW (190 KF) me momente rrotullimi 400 Nm . Edhe me 110 kW rezulëtati është shumë efektiv. Audi A4 Limousine arrin 100 km/h në 8,7 sekonda dhe arrin shpejtësinë në 219 km/h. Në kombinim me kambion manuale me gjashtë marsha, 3,8 litra karburant harxhohen për 100 kilometra (99 gramë CO2 për kilometër). Me 140 kW, A4 Lomousine arrin në 7,7 sekonda nga 0 deri në 100 km/h dhe shpejtësi maksimale në 237 km/h me një konsum karburanti prej 4,1 litra në 100 kilometra dhe 107 gram CO2 për kilometër. Të dy motorët TDI do të jetë në dispozicion si motorë ultra- - shenja dalluese përcakton modelet më efikase në një linjë. Modifikimet në përkthim, në karroceri, në shasi, si dhe përdorimi i gomave të optimizuara ndaj rezistencës zvogëlojnë edhe më shumë konsumin. A4 ultra me transmision manual dhe 110 kW (150 KF) konsumon në ciklin e standardit europian vetëm 3,7 litra karburant për 100 kilometra (95 gramë CO2 për kilometër).
Motori me gjashtë cilindra 3.0 TDI është gjithashtu në dispozicion në dy versione për të zgjedhur: 160 kW (218 KF) dhe 200 kW (272 KF). Në shfaqjen e parë, motori 3.0 TDI naftë e pastër i arrin 400 Nm. Janë nga 1250-3750 1/min. Në ciklin e standardit europian, A4 Limousine kënaqet me 4,2 litra karburant, kjo do të thotë një emetim CO2 prej 110 gram për kilometër (shifër e përkohshme). Në versionin më të mirë, motori 3.0 TDI naftë e pastër arrin 600 Nm. Ai e përshpejton A4 Limousine në vetëm 5,3 sekonda nga 0 në 100 km/h dhe më tej deri në 250 km/h shpejtësi maksimale. Konsumi i karburantit arrin 4,9 litra karburant për 100 kilometra dhe 129 gram CO2 për kilometër.
Përmbledhje e motorëve TDI
- A4 2.0 TDI 110 kW (150 PS)
- A4 2.0 TDI 140 kW (190 PS)
- A4 3.0 TDI 160 kW (218 PS)
- A4 3.0 TDI 200 kW (272 PS)
Shpërndarja e fuqisë
Kambioja manuale, S tronic dhe tiptronic, sistem me rrota aktive para dhe katër rrota aktive - për shpërndarjen e fuqisë ka zgjidhje të ndryshme. Për çdo motor përshtatet teknologjia përkatëse.
Kambioja me gjashtë shpejtësi manual, standard për të gjithë motorët TFSI dhe TDI me katër cilindra, paraqitjen e zhvilluar së fundmi. Foleja përbëhet kryesisht nga magnez ultra i lehtë. Një nxitje zëvendëson boshtin në diferencialin e aksit të parë, i cili kishte transmetimin e mëparshëm. Kjo sjell avantazhe të mëdha në fërkim dhe nevojë për hapësirë. Ingranazhe të prishura, akse të keqformuara dhe një friksion i reduktuar e ulin më tej peshën - Në fund të fundit, kambioja e re është 16 kilogram më e lehtë.
kambioja e re me shtatë marsha S tronic të bind me efikasitetin e lartë. Fërkimi është reduktuar më tej, pesha është reduktuar, furnizimi me vaj është bërë edhe më efikas - në mënyrë hapësirat e humbjes janë shumë të vogla. Dy friksionet janë aksiale pas njëri-tjetrit, gjë që redukton momentin e tërheqjes dhe rrit efikasitetin. Kambioja S tronic me shtatë marsha është në dispozicion për të gjithë motorët përveç modeleve Top-TDI, në motorin 3.0 TDI me 160 kW është pjesë standarde.
Kambioja tiptronic me tetë shpejtësi është pjesë e 3.0 TDI me 200 kë (272 KF). Konverteri automatik i qetë, i shpejtë dhe spontan është riprojektuar plotësisht. Një funksion i ri adaptues lejon motorin e fortë nafte V6 të arrijë vetë 850 1/min. Struktura e rrotave dhe elementëve të startimit siguron një kohë më të shkurtër për ndezje, duke maksimizuar efikasitetin.
Sistemi me katër rrota aktive quattro®
Sistemi me katër rrota aktive quattro vlen për dinamikë, tërheqje dhe siguri në makinës. Me anë të diferencialit me vetë-mbyllje, ngarkesa e makinës shpërndahet në mënyrë optimale në varësi të gjendjes së makinës, karakteristikave të rrugës dhe tipit të shoferit midis boshteve para dhe mbrapa. Kënaqësia e ecjes dhe siguria arrijnë së bashku në një nivel të ri.